Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Ajrullai nga BZHA në „ Klik plus”: Madje 74 përqind e mësimdhënësve konsiderojnë se është e domosdoshme të përmirësohet cilësia e teksteve shkollore dhe materialeve tjera mësimore

Ajrullai nga BZHA në „ Klik plus”: Madje 74 përqind e mësimdhënësve konsiderojnë se është e domosdoshme të përmirësohet cilësia e teksteve shkollore dhe materialeve tjera mësimore

 

 

Për të përmirësuar cilësinë e të mësuarit është e nevojshme të përmirësohet cilësia e teksteve shkollore dhe mjeteve të tjera mësimore. Këtë e konstatuan një numër i madh i mëimdhënësve, theksoi Ajshe Ajrullai, udhëheqëse e sektorit në Byron për Zhvillimin e Arsimit gjatë paraqitjes në debat  në emisionin  Klik plus” në TV 21.

Madje 74 përqind e mësimdhënësve theksojnë se është e nevojshme të përmirësohet cilësia e teksteve shkollore dhe mjeteve tjera mësimore” tha Ajrullai.

Ajrullai theksoi se para se të fillohej me përpunimin e konceptit të ri për arsim fillor janë konsultuar koncepte tjera, dokumentacione, është bërë hulumtim i qëndrimeve të mësimdhënësve dhe përvojat e vendeve tjera, si dhe janë analizuar koncepte nga më të ndryshmet. Hulumtimi i qëndrimeve të mësimdhënësve tregoi se pakënaqësitë në përmbajtjet e teksteve shkollore janë me të vërtet të mëdha.

Me konceptin e ri, teksti shkollor nuk do të jetë burimi i vetëm i të mësuarit.

Koncepti i ri në arsimin fillor shkon drejt inovacionit të materialeve nga të cilat do të mësojnë nxënësit. Teksti shkollor është vetëm një nga mjetet mësimore. Po shkohet drejtë digjitalizimit të teksteve shkollore ku mësimi do ta bëhet më interaktiv”  u shpreh Ajrullai.

Fakti që programet mësimore nuk do të jenë të orientuara drejt përmbajtjes, por do të jenë të orientuara drejt rezultateve të të mësuarit, mësimdhënësve do të t`iu mundësohet liri në shfrytëzimin e metodave dhe aktiviteteve të cilat do të inkurajojnë zhvillimin e të gjithë potencialit dhe interesimit të nxënësve. Ajrullai gjithashtu sqaroi se të mësuarit nuk do të lidhet vetëm me një burim të vetëm por se  do të mund të shfrytëzohen burime të ndryshme të të mësuarit. 

“ Programet mësimore do të përpunohen nga ana e mësuesve dhe profesorëve më me përvojë. Ato do të jenë në formë elektronike, ndërsa për nxënësit të cilët nuk do të kenë mundësi t`i shfrytëzojnë, do të mund të shtypen” shtoi  Ajrullai.

[ Tuesday, December 22, 2020 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar