Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Me reformën nxënësit do të mësojnë të mendojnë dhe të sjellin konkluzione bazuar në analiza dhe fakte

Carovska: Me reformën nxënësit do të mësojnë të mendojnë dhe të sjellin konkluzione bazuar në analiza dhe fakte

 

Carovska: Me reformën nxënësit do të mësojnë të mendojnë dhe të sjellin konkluzione bazuar në analiza dhe fakte

 

 

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot mori pjesë në panel diskutimin organizuar nga “ Fajnans tink” me  temë ndikimi socio - ekonomik i  Covid -19 në Maqedoninë e Veriut.  Në fjalën e saj ministrja theksoi se arsimi në tërë botën, madje edhe në vendin tonë dëshmoi se nuk është imun ndaj pandemisë, por se ishte një arsye të përshpejtohen proceset e digjitalizimit.  Megjithatë me vendosjen e modelit hibrid ku janë përfshirë mësimi me prani fizike, mësimi online dhe emitimi i orëve në televizion ia dolëm të sigurojmë vazhdimësi në mësim dhe me sukses të përfundojmë gjysëm vjetorin e parë të këtij viti shkollor. 

 

"Pandemia vetëm se  përshpejtoi proceset e digjitalizimit të arsimit dhe na rikujtoi se sa e rëndësishme është për ne që të kemi arsim të digjitalizuar dhe të reformuar. Me koncepcionin  e ri, për herë të parë, ne ofrojmë arsim inkluziv, ​​ku  shkollat ​​do të bëhen vende ku nxënësit do të mësojnë se si  të mësojnë, të arrijnë zhvillim personal dhe t`i inkurajojmë të mendojnë të sjellin  konkluzione duke u  bazuar në analiza dhe fakte. "Me këtë koncept të të arsimuarit  do të krijojmë gjenerata të ardhshëm të cilët do të dinë të përgjigjen dhe të zgjidhin sfidat e përditshme, me njohuritë e marra në shkollë, por  gjithashtu do të dinë se si t`i përgjigjen vendeve të punës të cilët do të  krijohen  në të ardhmen," tha Carovska.

 

 

Në këtë panel diskutimi morën pjesë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, përfaqësuesja e UNICEF-it Patricija Di Xhovani dhe Xhihan Tavilah, përfaqësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.


[ Tuesday, December 22, 2020 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar