Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Koncepti i ri është korniza e arsimit fillor, së bashku po e përgatisim me të gjitha palët e interesuara

Koncepti i ri është korniza e arsimit fillor, së bashku po e përgatisim me të gjitha palët e interesuara

 

Koncepti i ri është korniza e arsimit fillor,  së bashku po e përgatisim me të gjitha palët e interesuara

 

 

Çdo risi shkakton panjoftim nga e panjohura, kështu edhe njoftimi për prezantimin e konceptit të ri për arsim fillor shkaktoi kujdes për atë që na qëndron. Detyrë e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është të ofrojmë sqarime se çfarë saktë do të thotë reformat themelore, t`i dëgjojë mendimet e të gjithë faktorëve të përfshirë në këtë proces dhe së bashku të sjellim vendime që janë në interesin më të mirë të fëmijëve.

Për atë qëllim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës përgatiti prezantim me shpjegime për disa nga kujdeset që i kanë qytetarët, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit për paraqitjen e konceptit të ri për arsim.

Siç kemi informuar tashmë edhe më parë, futja e lëndës mësimore  shkencat shoqërore nuk do të thotë se tërhiqet lënda mësimore  histori, por përmbajtjet prej saj mbesin pjesë e detyrueshme nga programi mësimor i integruar. Përsmes integrimit të përmbajtjeve nga historia, arsim qytetar dhe gjeografi, mësimdhënësit në këto lëndë vazhdojnë të punojnë në shkollë, por tani së bashku e planifikojnë mësimin, i lidhin dukuritë dhe proceset shoqërore, ndërsa nxënësit i mësojnë nga perspektiva të ndryshme. Gjithashtu, koncepti për arsimin fillor e jep "kornizën" sipas së cilës planifikohet arsimi fillor dhe dokumenti nuk i fshin përmbajtjet nga lëndët mësimore, por as nuk parashikon ndërrimin e përmbajtjeve nga lënda e historisë. Zhvillimi i  programeve mësimore individuale do ta ndjekë në zhvillimin dhe pranimin e Konceptit. Programet mësimore do të hartohen nga mësimdhënës, profesorë universitarë dhe këshilltarë nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit.

Programet mësimore të integruara ndikojnë pozitivisht në arritjet e nxënësve dhe i mundësojnë ta shfrytëzojnë atë që e kanë mësuar edhe jashtë kufijve të lëndës së caktuar, ta shfrytëzojnë njohurinë e tyre në mënyrë krijuese dhe të zhvillojnë të menduarit kritik dhe strategjitë efektive për mësim.

Lëndët e integruara nuk janë risi në arsimin në botë, as në sistemin tonë arsimor (shembull i tillë është lënda shkencat natyrore deri në klasën e gjashtë). Hulumtime të shumta tregojnë se programet mësimore të integruara i ndihmojnë nxënësve t`i vërejnë lidhjet midis dukurive të ndryshme natyrore dhe / ose shoqërore, ta lidhin atë që e mësojnë me jetën e përditshme dhe të zhvillojnë aftësitë për mësim gjatë gjithë jetës. Koncepti i arsimit fillor nuk përcakton numrin e mësimdhënësve. Mirëpo,  analizat e realizuara  tregojnë  se të gjithë mësimdhënsit mbeten në punë, sepse numri i përgjithshëm i orëve në planin mësimor nuk është zvogluar.
Me lëndët e parapara zgjedhore, mësimdhënësit  kanë liri dhe mundësi që të shfrytëzojnë kreativitetin e tyre në përgatitjen  e programeve mësimore për lëndët zgjedhore, sipas interesave dhe kërkesave të nxënësve.


Me konceptin e ri, edhe pse  numri i orëve për arsim të artit  është zvogëluar në krahasim me fondin e orëve  për muzikë dhe arsim figurativ,prap se prap  përmes lëndëve të lira zgjedhore kanë mundësi  tregojnë afinitet dhe talent për artet kanë mundësinë të përcaktojnë dhe zgjedhin një "modul" të arteve gjatë të gjitha klasave të arsimit fillor. Në mënyrë plotësuese, Koncepti parashikon aktivitete të obligueshme jashtë mësimore të cilat gjithashtu ofrojnë programe dhe aktivitete për zhvillimin e talentit artistik dhe edukimin e nxënësve.
Koha efektive e kaluar në shkollë, ku nxënësit janë të angazhuar në mënyrë aktive në komunikim me mësimdhënsit përmes aktiviteteve m[simore dhe jashtëmësimore është e ndërlidhur me arritjet më larta, veçanarisht tek nxënësit e familjeve më të rreziktara sociale. Gjithashtu, nëse shkolla ofron aktivitete që lidhen me interesat e nxënësve, ata me kënaqësi do  të kalojnë më shumë kohë në shkollë.


Mësimin në shkollë e realizojnë mësimdhënës përgjegjës. E njëjta do të jetë edhe me lëndët mësimore të integruara. Për çdo disciplinë mësimore mësim do të zhvillojë mësimdhënësi përkatës, që do të thotë  më shumë mësimdhënës, sipas planifikimit të parashikuar, do të punojnë me nxënësit në orët e shkencave natyrore dhe shkencave shoqërore.

Në përgatitjen e Konceptit të ri, Ministria e Arsimit dhe Shkencës u drejtua nga një hulumtim  i kryer në nëntor 2020 me mbi 4,168 mësimdhënës , të cilët identifikuan nevojat për reformën arsimore dhe aspektet mbi të cilat ajo duhet të bazohet.
Gjithashtu janë marrë parasysh analizat nga organizatat dhe institucionet ndërkombëtare të cilat tregojnë se janë të nevojshme reforma urgjente në arsim.

[ Monday, December 21, 2020 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar