Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / BURSAT NË KUADËR TË PROGRAMIT BILATERAL SLOVAK PËR BASHKPUNIM PËR VITIN AKADEMIK 2021/2022

BURSAT NË KUADËR TË PROGRAMIT BILATERAL SLOVAK PËR BASHKPUNIM PËR VITIN AKADEMIK 2021/2022

 

BURSAT NË KUADËR TË PROGRAMIT BILATERAL SLOVAK

PËR BASHKPUNIM PËR VITIN AKADEMIK 2021/2022

 

Ambasada e Republikës Sllovake në Shkup shpall  thirrje për aplikime për bursë në kuadër të Programit Bursë Bilaterale Sllovake për bashkpunim(Slovak Bilateral Scholarship Programme), për vitin akademik 2021/2022.

 

Palët maqedonase dhe sllovake do të shkëmbejnë studentë në kuadër të programeve të akredituar të studimit të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë të arsimit të lartë, me kohëzgjatje

gjithësej- tridhjetë (30) muaj në vit. Kuota e përgjithshme mund të ndahet në periudha më të shkurtra prej tre (3) deri në dhjetë (10) muaj për  kandidat. Bursa nuk mund të jepet për kurs të plotë studimi e cila  çon në shkallë më lartë të arsimit Njohja e gjuhës së nikoqirit ose e një gjuhe tjetër, e pranueshme për institucionin e zgjedhur, do të jetë një kusht për këtë shkëmbim.

Pala Sllovake do të sigurojë:

 

- studim falas;

- në përputhje me rregulloret ligjore në vendin nikoqire; bursë

- akomodimi në konvikte në të njëjtat kushte si për qytetarët e tij.

 

Shpenzimet e udhëtimit për  biletë kthimi (me autobus) deri te vendi  dhe nga vendi i studimit do të mbulohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Informacione dhe kushtet e hollësishme për bursat janë piblikuar  në faqen e internetit:

https://www.minedu.sk/scholarships-offered-within-framework-of-bilateral-programs-of-cooperation-for-20212022/

Aplikimet e dërguara nga aplikantë individualë drejtpërdrejt në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, të Kërkimit dhe Sportit të Republikës Sllovake nuk do të merren parasysh. Nëse nuk është theksuar  ndryshe, qëndrimi nuk do të realizohet  më herët se 15 Shtator 2021 dhe më vonë se  30 Gusht 2022. Ministria ka të drejtë për të ndryshuar afatin e kërkuar të bursave dhe / ose për të pranuar çdo aplikant në kurs dhe / ose institucion të arsimit të lartë përveç asaj që thuhet në aplikimin e tij / saj të bursës, nëse pranimi i kërkuar nga aplikanti nuk është i realizueshëm .

 

Vlera e bursës mujore për vitin akademik 2021/2022 është:

 

- për studentët (diploma / niveli master): 280 € / muaj;

- për studentët e doktoraturës: 330 € / muaj.

 

Procedura e aplikimit:

 

Aplikacioni është bashkangjitur në këtëj thirrje dhe mund të shkarkohet nga liku:

https://www.minedu.sk/scholarships-offered-within-framework-of-bilateral-programs-of-cooperation-for-20212022/

 

Version i shtypur dhe i nënshkruar i aplikacionit është i detyrueshëm . Ju lutemi, shtypni aplikacionin e plotësuar, nënshkruani edhe një origjinal dhe një kopje së bashku me të gjithë dokumentacionin shoqërues të kërkuar në fund të aplikimit dhe dorëzojeni atë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Shën. Kirili dhe Metodi ”nr. 54, 1000 Shkup

 

.

 Afati i aplikimit:

 

Aplikimi  dhe dokumentet e nevojshme në dy kopje duhet të dorëzohen në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë Veriut   deri më datë- 20 Mars 2021.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut është përgjegjëse për procesin e zgjedhjes së kandidatëve të nominuar. Emrimi i kandidatëve  (duke përfshirë edhe  listën e kandidatëve të nominuar) duhet të dorëzohet në Ministrinë e Arsimit dhe  Shkencës,të Kërkimit dhe Sportit të Republikës Sllovake  deri më datë 1 Prill 2021. Vendimi përfundimtar i Ministrisë së Arsimit dhe  Shkencës,të  Kërkimit dhe Sportit të  Republikës së Sllovakisë  do t`i dorëzohen  Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së  Veriut deri më datën  30 qershor 2021

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të  Kërkimit dhe Sportit  të Republikës Sllovake posedon  të drejtën të marrë  vendim përfundimtar për aplikimet.

 

Rekomandime për aplikantët:

 

Aplikimi plotësohet në gjuhën  Sllovake (alternativish në gjuhën  Çeke ) ose në Anglisht. Dokumentet për mbështetje  të shënuara dhe të kërkuara në fund të aplikimit ,dorëzohen vetëm në njërën nga këto gjuhë. Kandidati i nominuar do të propozojë 2 periudha bursash në aplikim (një e preferuar dhe një alternative.

 

Në bashkangjitje të aplikimit  duhet tëdorëzohen këto dokumente :

• biografi e strukturuar,

• letër motivimi (duke theksuar motivimin personal dhe profesional të aplikantit për qëndrim në Sllovaki),

• propozimin e hollësishëm të programeve të studimit, mësimdhënies ose programet e kërkimit,

• letër ftesë ose letër për pranim nga institucioni nikoqir (nëse është e zbatueshme),

• kopje të pasaportës në rastin e studentëve nga vendet e treta,

• Rekomandimi /dhe:

 

       o studentët(diploma / niveli master): 2 rekomandime nga mësimdhënësit  e universitetit nga universiteti i cili  lëshoi shkresën e evidentimit  të studimeve,

       o studentë të doktoratës: 1 rekomandim nga supervizori i tezave të doktoratës,

       o mësimëdhënësit dhe studiuesit e universitetit: 1 rekomandim nga institucioni amë (udhëheqësi i njësisë, udhëheqësi i grupit kërkimor, etj.),

       o në rastin e studentëve (diploma / niveli master): shkresa e të dhënave për studimet e deritanishme nga  institucioni amë,

       o në rastin e studentëve të doktoratës, mësimdhënësve të universitetit dhe studiuesve: lista e publikimeve të veta personale  në lidhje me programin e hulumtimit të vendbanimit,,

       o Fotografija me madhësi  3.5 cm x 4 cm (fotografija e madhësisë së pasaportës) e bashkangjitur  origjinalit dhe kopje e aplikacionit.

Gjuha e komunikimit në institucionet sllovake është  në gjuhën sllovake (alternativisht në gjuhën  çeke) ose anglisht. Në rast se aplikanti nuk e di gjuhën Sllovake (Çeke) në  nivel të duhur , është e nevojshme  aplikimshënoni  nivelin e gjuhës Angleze  (dhe nëse është e mundur të siguroni  vërtetim zyrtar të aftësive gjuhësore / certifikatës ). Vetëm nëse ftesë / fletëpranimi i institucionit nikoqir sllovak  ka theksuar tjetër gjuhë komunikimi përveç asaj sllovake ose angleze, qëndrimi mund të organizohet në këtë gjuhë (në këtë rast është e nevojshme të tregoni nivelin e gjuhës së përcaktuar të komunikimit në formularin e aplikimit dhe nëse është e mundur të sigurojë  vërtetim  zyrtar të aftësisë së gjuhës/certifikatë.

 

 

Aplikimi  duhet të nënshkruhet nga aplikanti personalisht dhe aplikanti duhet të jetë në pajtueshmëri me përpunimin e të dhënave personale në të gjitha rastet, përndryshe aplikimi nuk do të pranohet dhe përpunohet.

 

Kriteret e mëposhtme vlejnë për vlerësimin e aftësive gjuhësore:

 

• niveli "bazë" në aplikim i referohet niveleve A1 - B1 të Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët,

• niveli "i mirë" në aplikim i referohet niveleve B2 të Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët,

• niveli i "shkëlqyeshëm" në aplikim i referohet niveleve C1 të Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencës për Gjuhët,

• Niveli "gjuhë amtare" në aplikim i referohet niveleve C2 të Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencës për gjuhët.

http://europass.cedefop.europa.eu/resources/european-language-levels-cefr

 

 

Personi kontaktues: Goce Vidanovski, Njësia e Shkencës dhe Inovacionit,

E-mail: goce.vidanovski@mon.gov.mk

[ Friday, December 18, 2020 ] [ 1 ]

 

Konkursi

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar