Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Konkurs për ndarjen e 5 bursave për studime deridiplomike, studime të magjistraturës , doktoraturës dhe specijalizime nga Qeveria e Republikës Popullore të Kinës

Konkurs për ndarjen e 5 bursave për studime deridiplomike, studime të magjistraturës , doktoraturës dhe specijalizime nga Qeveria e Republikës Popullore të Kinës

 

 

Qeveria e Republikës Popullore të Kinës për vitin akademik 2021/2020 ndanë 5 bursa për studime deridiplomike ( të rregullta), magjistraturës ,doktoraturës dhe specijalizime  ( 2 bursa ndahen nga Qeveria e RP të Kinës dhe 3 bursa të njëanshme  

Kandidatët është e nevojshme që të aplikojnë online dhe t`i bashakngjesin dokumentacionin në vazhdim:

- Fletëaplikimin ( aplikimi është online në www.csc.edu.cn/studyinchina ose në www.campuschina.org  numri i agjencisë 8071formulari i plotësuar dorëzohet në Ministri).

- Fotokopje e dokumentit për udhëtim: Kandidatët duhet të dorëzojë kopje të skenuar të dokumentit për udhëtim të vlefshëm më së voni deri 1 mars 2022,

- Fotokopje të dëftesave për përfundimin e arsimit të mesëm ( për studime të rregullta - deridiplomike ) të përkthyera në Gjuhën angleze ose  Gjuhën kineze të vërtetuara në noter,

- Fotokopje të diplomës për kryerjen e studimeve të larta arsimore ( magjistraturë dhe doktoraturë dhe specijalizime) të përkthyera në Gjuhën angleze ose Gjuhën kineze të vërtetuara në noter,

- Fotokopje të certifikatës për dhënien e provimeve ( studime të magjistraturës, doktoraturës dhe specijalizime) të përkthyera në Gjuhën angleze ose kineze të vërtetuar në noter,

- Plan për studime ( deri në 200 fjalë për studime të rregullta, deri në 500 fjalë për specijalizime dhe deri në 800 fjalë për studime të magjistraturës dhe doktoraturës),

- Dy rekomandime nga profesorë universitar ( studime të magjistraturës, doktoraturës dhe specijalizime),

- Certifikatë mjekësore (Foreigner Physical Examination Form) plotësohet në Gjuhën angleze dhe duhet të përmbajë të gjitha analizat e shënuara, të posedojë nënshkrim nga mjeku, vulë zyrtare nga insitucioni shëndetësor dhe fotografi të ngjitur të kandidatit dhe të jetë i vlefshëm për 6 muaj.

- Kandidatët të cilët aplikojnë për studime nga fusha e muzikës, përveç dokumentave të shënuara duhet të dorëzojnë edhe CD me veprat  e tyre muizikore, ndërsa kandidatët të cilët kanë aplikuar për studime të artit, përveç dokumentacionit  të shenuar , duhet të dorëzojnë edhe CD me veprat e tyre artistike (2 vizatime, 2 piktura me ngjyra dhe 2 punime sipas zgjedhjes suaj).

- Certifikatë se nuk është I gjykuar të mos jetë më e vjetër se gjashtë muaj.

- Gjatë aplikimit kandidatët mund të bashkangjesin edhe dokumentacionin në vazhdim:

- Letër për pranim nga universiteti i zgjedhur ( informacionet më të hollësishme në htpp://www.CampusChina.org иwww.csc.edu.cn/Laihua/universityen.aspx),

- Vërtetim për njohjen e Gjuhës kineze (certificate HSK) ose Gjuhës angleze (IELTS ose certifikat TOFEL

Afati и fundit për aplikim është 13.02.2021.


Kandidatët të cilët do  të aplikojnë online për bursë nga Qeveria e Republikës Popullore të Kinës duhet të dorëzojnë kopje të fletëaplikimit (pika 1 nga dokumentacioni  i nevojshëm) në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës deri më 13.02.2021.
Formularët janë të ngjitura në shtojcën e kësaj sghpallje: Informacione më të hollësishme mund të merren në nr.tel. 02 3140 185 / kontakt personi Ollga Dukovska- Atov, si dhe në ueb f
аqet  http/www.campuschina.org ose http//en.csc.edu.cn/studyinchina.

Kandidatët e pranuar do të fillojnë studimet në shtator të vitit 2021.

Kandidatët do të përzgjedhen  nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Shkup.

[ Friday, December 18, 2020 ] [ 1 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar