Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se Universiteti i Qipros ndan 10 bursa për studime deridiplomike ( përjashtim të Fakultetit të mjekësisë) për kandidatët të cilët aplikojnë në shtator të vitit 2021.
Çdo bursë do të vlejë gjatë kohëzgjatjes së studimeve prej 4 vite. Nga ana e Universitetit të Qiprosë mbulohet 50% e shkollimit.
Bursistët do të duhet të ndjekin një kurs njëvjeçar për Gjuhën greke në shkollën për gjuhë bashkëkohore greke në Universitetin e Qipros ( me shpenzimet e veta) që të marrin certifikatë për nivelin V2 para se të fillojnë studimet deridiplomike.
Nëse bartësi i bursës nuk do t`i përfundojë studimet në afat prej 4 viteve (8 semestra),. bursa do t`i ndërptitet dhe nuk do të ketë mundësi për vazhdim të mëtejshëm.
Dokumentacioni i nevojshëm për bursë:
• Të ketë përfunduar shkollën e mesme të njohur nga autoritet përkatëse për arsim në vendin amë
• Certifikatë për njohjen e gjuhës greke, niveli V2;
• Certifikata e shtetësisë;
• Viza/ leja e hyrjes;
• Leja për qëndrim të përkohshëm ;
Të gjitha informacionet më të hollësishme në lidhje me vizën dhe lejen për qëndrim të përkohshëm gjenden në linkun në vazhdim: www.ucy.ac.cy/internationalsupport/ ose në e-mail postën visa@ucy.ac.cy:
Të gjitha informacionet më të hollësishme në lidhje me kriteret për bursë në Universitetin e Qipros , gjenden në : http://www.ucy.ac.cy/fmweb/documents/UndergraduateOffice/Kritiria_GCE_gr.en._2020.pdf
Informacionet më të hollësishme në lidhje me procesin e aplikimit mund të merren në numrin e telefonit: +357 22894021 dhe postën e: fm@ucy.ac.cy