Në bazë të nenit 55 paragrafit 1 të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore (“ Gazeta Zyrtare e RM” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11 dhe “ Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 96/19 dhe 110/19) nenit 54 paragrafit 10 të Ligjit për standardin e nxënësve (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë “ nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe 248/20), Vendimit për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe vlerën e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 195/20 253/20 dhe 287/20) dhe Aktvendimit për shpalljen e përsëritur të konkursit për ndarjen e bursave për nxënësit e arsimit të mesëm të cilët realizojnë programet mësimore nga profesioni tekstil-lekurë përkatësisht sektori tekstil lëkurë dhe prodhime të ngjashme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor2020/2021, Nr.19-_____/__ të datës __.__.____ , ministri i Arsimit dhe Shkencës sjell
KONKURS I PËRSËRITUR
për ndarjen e 9 (nëntë) bursave për nxënësit e shkollave të mesme të cilët realizojnë programet mësimore nga profesioni tekstil- lëkurë përkatësisht sektori tekstil, lëkurë dhe prodhime të ngjashme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë 9 (nëntë ) bursa për nxënësit e shkollave të mesme të cilët realizojnë programe mësimore në tekstil-lekurë, përkatësisht sektorin e tekstilit, lëkurës dhe prodhimeve të ngjashme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtë burse kanë kandidatët të cilët mësojnë në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i plotësojnë kushtet në vazhdim:
1. të jenë nxënës të rregullt të shkollave të mesme të cilat realizojnë programe mësimore në profesionin tekstil-lëkurë, përkatësisht sektori tekstil, lëkurë dhe prodhime të ngjashme në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
2. të kenë të arritur minimum sukses të vazhdueshëm shumë mirë gjatë arsimimit të deritanishëm;
3. të mos kenë përsëritur vit gjatë arsimimit;
4. të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose kompani tjera;
5. të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kriteret për ndarjen e bursave janë:
-suksesi i arritur i deritanishëm.
II. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT
Nxënësit të cilët plotësojnë kushtet sipas konkursit plotësojnë aplikim -elektronike dhe bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://konkursi.mon.gov.mk ndërsa nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë aplikacion në letër (listë evidentuese) dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, (Rruga Shën Kirili dhe Metodi 54, Shkup), nga data 3.12.2020 deri më datë 11.12.2020 nga ora 09-15. Dokumentacioni i nevojshëm për dorëzim :
1. Listë evidentuese, vetëm për kandidatët që do të aplikojnë në letër;
2. Fotokopje të noterizuara të dëftesave të arsimit për vitet e mbaruara (kandidatët e vitit të I dorëzojnë dëftesat prej klasës V-IX);
3. Deklaratë të nënshkruar nga prindi-kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër, publikuar në ueb faqen e Ministrisë;
4. Deklaratë të nënshkruar nga prindi-kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta dhe të dhënat në to janë identike me ato të dhëna të shënuara në fletëaplikimin elektronik, të publikuar në ueb faqen e Ministrisë;
5. Deklaratë të nënshkruar nga prindi-kujdestari për përpunimin e të dhënave personale të kandidatit dhe familjes së tij të ngushtë (prindër-kujdestarë, vëllezër, motra), me të cilën pajtohet që Ministria e Arsimit dhe Shkencës në mënyrë zyrtare të sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucionet publike me të cilën ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi, të publikuar në ueb faqen e Ministrisë;
Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim me Rregulloren për formularin e aplikimit për akomodim në konvikt dhe formularin e aplikimit për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 189/16 dhe 41/17), do të sigurojë:
-certifikatën e shtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni nuk është i dorëzuar në kohë
Lista e kandidatëve të zgjedhur do të publikohet më 14.12.2020 në ueb faqen e Ministrisë.
Të gjithë fituesit e bursave pas publikimit të listës janë të detyruar të nënshkruajnë marrëveshje për bursë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës më së voni deri më 18.12. 2020 Të gjithë kandidatët të cilët nuk e respektojnë këtë afat, do të konsiderohet se kanë refuzuar bursën.
IV. VLERA E BURSËS
Lartësia e vlerës së bursës është 2.200,00 denarë në muaj gjatë nëntë muajve të viti shkollor.