Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / KONKURS I PËRSËRITUR për ndarjen e 9 (nëntë) bursave për nxënësit e shkollave të mesme të cilët realizojnë programet mësimore nga profesioni hotelieri dhe turizëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021

KONKURS I PËRSËRITUR për ndarjen e 9 (nëntë) bursave për nxënësit e shkollave të mesme të cilët realizojnë programet mësimore nga profesioni hotelieri dhe turizëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021

 

            Në bazë të nenit 55 paragrafiT 1 të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore (“Gazeta Zyrtare e RM” nr.58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51 /11 dhe “Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 96/19 dhe 110/19),  nenit 54 paragrafit 10 të Ligjit për standardin e nxënësve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe 248/20), Vendimit për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe shumën e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor  2020/2021 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 195/20 253/20 dhe  287/20)  dhe Aktvendim për shpalljen e përsëritur të konkursit për  ndarjen e  bursave për nxënësit e arsimit  të mesëm të cilët realizojnë  programet mësimore nga profesioni hotelieri dhe turizëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor2020/2021, Nr.19-_____/__ të datës  __.__.____ , Ministria e Arsimit dhe Shkencës sjell

 

 

 

 

 

KONKURS I PËRSËRITUR

për ndarjen e 9 (nëntë) bursave  për nxënësit e shkollave të mesme të cilët realizojnë programet mësimore nga profesioni hotelieri dhe turizëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021 

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë  9 (nëntë) bursa për nxënësit  e  shkollave të mesme të cilët realizojnë  programe mësimore në profesionin hotelieri dhe turizëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021  

 

 

I.  KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS

 

            Të drejtë burse kanë kandidatët  të cilët mësojnë në shkollat  e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i plotësojnë kushtet në vazhdim:

 

  1. të jenë nxënës të rregullt të shkollave të mesme të cilat realizojnë programe mësimore të profesionit hotelieri dhe turizëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
  2. të kenë të arritur minimum sukses të vazhdueshëm nga arsimi shumë i mirë i  deritanishëm;
  3.  të mos kenë përsëritur vit  gjatë arsimimit;
  4. të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose kompani  tjera;
  5. të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kriteret për ndarjen e bursave janë:     

 

-suksesi i arritur i deritanishëm.

 

II. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT  

 

 

Nxënësit të cilët plotësojnë kushtet  sipas  konkursit plotësojnë aplikim  -elektronike dhe bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://konkursi.mon.gov.mk ndërsa nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë aplikacion në letër (listë evidentuese) dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pas konkursit në Ministria e Arsimit dhe Shkencës, (Rruga Shën Kirili dhe Metodi 54, Shkup), nga data  3.12.2020 deri më  datë 11.12.2020 nga  ora 09-15. Dokumentacioni i nevojshëm  për dorëzim :

 

1.   Listë evidentuese, vetëm për kandidatët që do të aplikojnë në letër;

2. Fotokopje të noterizuara të dëftesave të arsimit për vitet e mbaruara (kandidatët e vitit të I dorëzojnë dëftesat prej klasës V-IX);

3. Deklaratë të nënshkruar nga  prindi-kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i  ndonjë burse  tjetër, publikuar në ueb faqen e Ministrisë

4. Deklaratë të nënshkruar nga  prindi-kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta dhe të dhënat në to janë identike me ato të dhëna të shënuara në fletëaplikimin elektronik, të publikuar në ueb faqen e Ministrisë;

 

5. Deklaratë të nënshkruar nga prindi-kujdestari për përpunimin e të dhënave personale të kandidatit dhe familjes së tij të ngushtë (prindër-kujdestarë, vëllezër, motra), me të cilën pajtohet  që Ministria e Arsimit dhe Shkencës në[ mënyrë zyrtare të sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucionet publike me të cilën ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi, të publikuara në ueb faqen e Ministrisë;

 

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim  me Rregulloren për formularin e aplikimit për akomodim në konvikt dhe formularin e aplikimit për  ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 189/16 dhe 41/17), do të sigurojë:

 

-certifikatën e shtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni nuk është i dorëzuar në kohë

 

Lista e kandidatëve të zgjedhur do të publikohet më 14.12.2020 në ueb faqen e  Ministrisë.

 

 

Të gjithë fituesit e bursave pas publikimit të listës janë të detyruar të nënshkruajnë marrëveshje për  bursës me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës më së voni deri më  18.12. 2020  Të gjithë kandidatët të cilët nuk e respektojnë këtë afat, do të konsiderohet  se kanë  refuzuar bursën.

 

IV. VLERA E BURSËS  

 

Lartësia e vlerës së bursës është 2.200,00 denarë në muaj gjatë nëntë muajve të  viti shkollor.  

 

 

 

                                               

                       

 

[ Thursday, December 3, 2020 ] [ 25 ]

 

Konkursi


11/22/2024

11/11/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar