Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Dita e informacionit për rrjetëzimin e programit në shkencën në Evropë- COST (Cooperation in Science and Technology in Europe)

Dita e informacionit për rrjetëzimin e programit në shkencën në Evropë- COST (Cooperation in Science and Technology in Europe)

 

 

Më datë 26.11.2020 me iniciativë të COST - Cooperation in Science and Technology in Europe (programi më i madh Evropian për rrjetëzimin në shkencën), u organizua një ditë e informacionit online COST për Republikën e Maqedonisë së Veriut, që e ndiqnin më shumë se 90 pjesëmarrës.

Kjo ditë informacioni u koordinua nga Universiteti Nënë Tereza në Shkup së bashku me COST administratën me seli në Bruksel dhe përfaqësuesit e COST nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Dita e Informimit me një fjalim përshëndetës të tij e hapi Rektori i UNT-së, Prof. Dr. Aziz Polozani, i cili tregoi në rëndësinë e COST programit  dhe shprehu shpresë për përmirësimin e pjesëmarrjes së shkencëtarëve tanë në vitet e ardhshme në COST aksionet.

Me prezantime e tij morën pjesë përfaqësues nga COST, Drejtori Ronald de Bruin, i cili dha një pasqyrë në kontekstin më të gjerë të COST në kuadër të Horizontit 2020 dhe Krister Hallen dhe Bart Wejs të cilët i njoftuan të pranishmit me mënyrën e organizimit, financimin dhe udhëheqje me COST aksionet, si dhe me përgatitjen e propozimeve për aksione të reja.

Profesorët nga vendi ynë prezantuan për përvojat personale për përfitimet nga pjesëmarrja në COST programin, ndërsa nga ana tjetër koordinatori kombëtar dhe anëtar i Komitetit të Përfaqësuesve të Lartë të  Këshillit Ekzekutues  dhanë shpjegim për rrjedhjen e nominimeve të pjesëmarrësve nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe rekomandime të tilla si ky proces në të ardhmen të përparohet.

Nga dita e informacionit dolën përfundimet se në të ardhmen duhet të rritet pjesëmarrja e shkencëtarëve dhe inovatorëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut në COST programet dhe të mundësohet shfrytëzimi i aktiviteteve të tjera nga ky program, veçanërisht të ashtuquajturën COST Akademia për forcimin e kapaciteteve për planifikimin strategjik të veprimtarisë kërkimore-shkencore dhe inovative në MASH.

Në shtojcë mund të shkarkohen prezantimet nga dita e informacionit.

[ Friday, November 27, 2020 ] [ 36 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar