Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska në takim për COST: Zbatojmë një mënyrë krejtësisht të re të mbështetjes financiare për shkencë dhe hulumtim

Carovska në takim për COST: Zbatojmë një mënyrë krejtësisht të re të mbështetjes financiare për shkencë dhe hulumtim

 

Carovska në takim për  COST: Zbatojmë një mënyrë krejtësisht të re të mbështetjes financiare për shkencë dhe hulumtim

 

 

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në takim online me Ronald de Bruin drejtor i Organizatës Evropiane për bashkëpunim evropian në shkencë dhe teknologji (COST), theksoi angazhimin e Qeverisë për ndryshime thelbësore në trajtimin e shkencës dhe rritjen e nivelit të investimeve publike në veprimtarinë shkencore-hulumtuese.

 

“ Pas shumë vitesh anashkalim që i është bërë shkencës në Republikën e Maqedonisë së Veriut,  ne në kushte pandemie adresuam nevojën për financim të planifikuar të projekteve kombëtare hulumtuese. Pandemia vërtetoi se roli i shkencës dhe teknologjisë në zgjidhjen e sfidave të jetës  bashkëkohore është thelbësore dhe për këtë arsye buxheti për shkencë duhet të rritet vazhdimisht”, theksoi Carovska.

 

Nevojiten më shumë investime në shkencë, sepse ajo është bazë për zhvillimin e përgjithshëm dhe përparimin e shoqërisë. Prandaj për këtë qëllim MASH prezenton tre mënyra të reja të financimit. Granti është i dipsonueshëm nga ky vit përmes vauçerëve inovativë  FITR. Nga viti i ardhshëm do të zbatohet mbështetja për programet kombëtare hulumtuese, ndërsa pritjet janë që në vitin 2022 të futet  financimi i programit i cili do të zbatohet vazhdimisht dhe do të parashikohet në një  ligj krejtësisht të ri për veprimtari shkencore-hulumtuese.  

 

Republika e Maqedonisë së Veriut bashkëpunon me rrjetin evropian të shkencëtarëve përmes organizatës COST, e cila siguron mbështetjen për aktivitetet e rrjetëzimit si dhe koordinon hulumtimet kombëtare të financuara.


Pa takimit, mbi 60 pjesëmarrës, kryesisht nga institucionet akademike morën pjesë në online info - ditën COST për Maqedoninë e Veriut, ku  u diskutuan  mundësitë për pjesëmarrje në programin COST të vendeve anëtare.

 

COST (Cooperation in Science and Technology in Europe) është programi më i vjetër dhe më i madh për rrjetëzimin e shkencës në Evropë e cila është themeluar në vitin 1971 me seli në Bruksel. COST ka buxhet vjetorë rreth 45 milion Euro dhe në këtë program përveç anëtarëve të BE-së marrin pjesë edhe vendet e Evropës të cilat nuk janë vende anëtare të BE-së ( Zvicra, Norvegjia, Islanda, Moldavia dhe Turqia) si dhe vendet e Ballkanit Perëndimor ( Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova). Republika e Maqedonisë së Veriut anëtare e COST është nga viti 2002.

[ Thursday, November 26, 2020 ] [ 53 ]

 

Lajme dhe Ngjarje


1/20/2021

1/20/2021
Back to top
Close Offcanvas Sidebar