Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Buxheti për vitin 2021i drejtuar për reforma në arsim dhe dy herë më tepër investime kapitale

Carovska: Buxheti për vitin 2021i drejtuar për reforma në arsim dhe dy herë më tepër investime kapitale

 

Carovska: Buxheti për vitin 2021i drejtuar për reforma në arsim dhe dy herë më tepër investime kapitale

 

 

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot e prezantoi buxhetin qytetarë për vitin e ardhshëm 2021, i projektuar në 23.1 miliardë denarë. Carovska tha se në buxhetin e ri shumë qartë paraqiten politikat dhe përpjekjet e zhvilluara për krijimin e arsimit që i mundëson çdo fëmije ta arrijë potencialin e tij të plotë.

 

“Fëmijët që tani janë pjesë e procesit arsimor janë gjeneratat që duhet ta mbajnë këtë shoqëri përpara. Shkollat duhet t`i përgatisin për vendet e punës që ende nuk janë krijuar, për teknologjitë që ende nuk janë shpikur, për zgjidhjen e problemeve që ende nuk janë parashikuar. Pikërisht ne po përballemi me përgjegjësinë, por edhe detyrimi të krijojmë mundësi të reja për fëmijët dhe të rinjtë tanë, që të përgatitur ta presin ardhmërinë. "Prandaj ky buxhet u krijua sipas nevojave reale të arsimit dhe në drejtim të reformave për të cilat po synojmë," tha Carovska.

 

Carovska theksoi se Buxheti i përgjithshëm i MASH-it është më i lartë për 1.1 miliardë denarë në krahasim me vitin e kaluar në vitin 2020, ndërsa pjesa më e madhe e parave janë të drejtuara drejtpërdrejt kah qytetarët - në përmirësim të sistemit arsimor dhe kushtet në të cilat mbahet mësimi.

 

"Ndamë rreth 1 miliard denarë për investime kapitale - që është dy herë e gjysmë më shumë se vitin e kaluar. Me këto mjete do të mundësojmë proces më të mirë arsimor për rreth 100,000 nxënës, studentë dhe kuadër mësimor. "Do të rikonsturojmë  shkollat fillore dhe të mesme në të gjithë vendin, do të ndërtojmë salla sportive dhe do të vazhdojmë me rinkonstruimet e konvikteve të studentëve dhe institucioneve publike për arsimin e lartë," tha Carovska.

 

Në interes të arsimit inkluziv, Ministrja njoftoi edhe risi për kushtet për marrjen e parave buxhetore për ndërtimin dhe rikonstruimin e shkollave.

 

"Për herë të parë një nga kriteret themelore të konkursit për investime kapitale është pikërisht qasja. Kushti kryesor të mbështesim projekt të caktuar si Ministri do të jetë që objekti të jetë lehtë në qasje për personat me pengesa. "Këtë kriter e futëm në konkursin e fundit dhe   vazhdojmë ta zbatojmë në të ardhmen," tha Carovska. 

 

Në pjesën e investimeve kapitale, parashikohet adaptimi i plotë i 3 qendrave rajonale për arsimin e mesëm profesional në Ohër, Tetovë dhe Kumanovë. Me vendosjen e këtyre qendrave rajonale, i japim  dimension krejtësisht të ri arsimit të mesëm profesional. Inkurajojmë të rinjtë të fitojnë aftësi të nevojshme në tregun e punës, përmes të cilave do të gjejnë vende punë më cilësore.

 

"Por investimi në objekte vetëm në vete nuk është i mjaftueshëm nëse nuk ndiqet me reforma thelbësore në vetë sistemin arsimor. Po punojmë intensivisht në reformat e shkollave fillore dhe të mesme.   Zhvillojmë koncept plotësisht të ri të programeve mësimore dhe materiale mësimore. " Po e lëmë mënyrën tradicionale të të mësuarit faktografik dhe po kalojmë në arsim që krijon qytetarë që mendojnë në mënyrë kritike dhe logjike dhe mbajnë përfundime në bazë të fakteve, dëshmive dhe analizave," tha Carovska.

 

Ajo që është shumë me rëndësi për herë të parë është Ministria e Arsimit ndanë 54 milion denarë për angazhimin e asistentëve arsimorë. "Mundësojmë që çdo fëmijë të zhvillojë potencialin e tij përmes krijimit të politika arsimore inkluzive dhe kujdes për nevojat individuale të të gjithë nxënësve," tha Carovska.

Ministrja njoftoi dinamikë krejtësisht të re, respektivisht pagesë të rregullt mujore të bursave të studentëve dhe nxënësve nga dhjetori.

"Me 900 milion denarë për bursa për nxënës dhe studentë dhe për fillimin e pagesës së shujte studentor falas, e përmirësojmë dhe përparojmë standardin e studentëve dhe të nxënësve rreth 50 mijë persona të rinj," tha Carovska.

Carovska theksoi se MASH-i vazhdon të punojë në rikthimin e dinjitetit të mësimdhënësve, motivimin dhe vlerësimin e punës së tyre."Kemi  rritur bllok-dotacionet për arsimin fillor dhe të mesëm dhe sigurojmë 122 milion denarë shtesë. Në vitin 2021, është planifikuar pagesa e viteve të kaluara në arsimin e lartë - detyrim ligjor që me vite nuk është realizuar. "Me këtë zgjidhje tregojmë se arsimi i lartë është prioriteti ynë i rëndësishëm," tha Carovska.

[ Wednesday, November 25, 2020 ] [ 47 ]

 
Back to top
Close Offcanvas Sidebar