Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Me paralelet bilinguale krijojmë vlera evropiane dhe multikulturalizëm

Carovska: Me paralelet bilinguale krijojmë vlera evropiane dhe multikulturalizëm

 

Carovska: Me paralelet bilinguale  krijojmë vlera evropiane dhe multikulturalizëm

 

 

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska sot mori pjesë në uebinarin te paralelet bilinguale në vend organizuar nga Gjimnazi “ Orce Nikollov” dhe Ambasada e Francës.

 

Ministrja Carovska falënderoi Ambasadën e Francës për mbështetjen e shumë projekteve të krijuara nga mësimdhënësit dhe nxënësit ku gjithashtu krijuan  një rrjet frankofon të të rinjëve aktiv dhe ide për një të ardhme sa më të mire për të gjithë. 

 

“ Arsimi bilingual u tregua si prezantues i vërtetë i ndërkulturalizmit, i të mësuarit të kulturës së popullit francez, por edhe të vlerave më të gjera evropiane. "Mbështetja e këtij lloji të projektit është mbështetje për pranimin e trendeve globale dhe kulturave që janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e gjeneratave të reja ” tha Carovska.

 

 Ministrja theksoi se një numër i madh i nxënësve të këtyre paraleleve, ndër vite arsimimin e tyre e kanë vazhduar në qendrat më të njohura akademike të Francës dhe kanë sjellë praktika të reja dhe një qasje të re në krijimin e politikave shoqërore dhe arsimore.

 

“ Gjithashtu kemi nderi, që edhe tani një pjesë e nxënësve të përfshihen në krijimin e reformave të reja në arsimin e mesëm, përmes pyetësorëve që japin kontribut jo egoist  për të mësuar edhe ne diçka nga koncepti francez i arsimit” theksoi Carovska.

 

 Në uebinar morën pjesë edhe ambasadori i Francës Siril Bomgartner dhe drejtori i Gjimnazit “ Orce Nikollov” Mitko Dimovski.

[ Tuesday, November 24, 2020 ] [ 32 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar