Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Nxënësit e shkollave të mesme prezantuan si e imagjinojnë arsimin e mesëm

Nxënësit e shkollave të mesme prezantuan si e imagjinojnë arsimin e mesëm

 

Nxënësit e shkollave të mesme prezantuan si e imagjinojnë arsimin e mesëm

 


Një grup nxënësish të shkollës së mesme nga gjimnazi i shkupit "Orce Nikollov" sot Ministres së Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska i prezantuan koncept plotësisht të ri për atë se si ato e imagjinojnë arsimin e reformuar të shkollës së mesme. Bëhet fjalë për dokument i përgatitur nga një ekip nxënësish si pjesë e projektit "Kam qëndrim" në organizimin e Institutit Parlamentar pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Ministrja Carovska në takimin tha se në procesin e krijimit të koncepti të ri të arsimit të mesëm, janë të mirëseardhura të gjitha iniciativat dhe idetë nga nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, sepse modeli i ri i arsimit duhet t`i mësojë nxënësit të mendojnë në mënyrë kritike dhe të sjellin vendime në bazë të analizave dhe fakteve.

 

" Po e ndryshojmë arsimin në përmirësim, ndërsa partnerët tanë kryesorë janë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit. "Të gjithë së bashku do të punojmë për  krijimin e modelit më të mirë që do ta zbatojmë," tha Carovska.

 

Konceptin që e ofrojnë nxënësit e shkollave të mesme parashikon lëndë të detyrueshme dhe zgjedhore, digjitalizimin e evidencës së mungesave, dhe ndryshime thelbësore në mënyrën për evalvim të njohurive të nxënësve.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar