Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Së bashku me mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit do t`i bëjmë të gjitha ndryshimet për arsim më të mirë

Carovska: Së bashku me mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit do t`i bëjmë të gjitha ndryshimet për arsim më të mirë

 

Carovska: Së bashku me mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit do t`i bëjmë të gjitha ndryshimet për arsim më të mirë

 

Sistemin arsimor do ta përmirësojmë në bazë të fakteve dhe argumenteve që do t`i marrim nga testimi Kombëtar që do të jetë vitin e ardhshëm, rezultatet nga matura, notat në fund të vitit, testet ndërkombëtare dhe vërejtjet e nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve, tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska mysafire në info magazine "Objektiv" në Televizionin Kombëtar.


"Grupi i punës nuk filloi të punojë koncept të ri për arsimin fillor pa i pyetur mësimdhënësit. Kemi dërguar pyetësor te të gjithë mësimdhënësit, të shohim se cilat janë qëndrimet e tyre, që nuk bën.


Prandaj çka është e rëndësishme çfarë mendon mësimdhënësi. Tani hulumtimi i njëjtë do të lëshohet në nivelin e prindërve dhe në nivel të nxënësve, edhe ata t`i dëgjojmë se çfarë është kryesore të ndryshohet që të kemi një arsim të mirë dhe në bazë të përvojave ndërkombëtare  do të krijojmë sistemin tonë të ri arsimor maqedonas të arsimit fillor i cili do të japë rezultate edhe në testet ndërkombëtare. "Por me rëndësi, do t`i mësojë fëmijët të mendojnë në mënyrë kritike dhe të marrin vendime," tha Carovska.


Ministrja theksoi se në rrjedhë janë përgatitjet për testet ndërkombëtare, që do të mbahen vitin e ardhshëm.

"Së pari u mbajtën uebinarë me drejtorët dhe me mësimdhënësit, tani iu është dhënë  detyra me shkrim dhe instruksione për t`i ekspozuar fëmijët në ato detyra, për t`i parë, ta kuptojnë logjikën prapa atyre detyrave dhe ato tani kanë tre muaj për të ushtruar, që të përgatiten së bashku. Në atë mënyrë ne do t`i sfidojmë nxënësit të mësojnë më shumë dhe të jenë të përgatitur për testet ndërkombëtare. Por gjithashtu çfarë nënkuptojnë  ato detyra. "Në sistemin tonë arsimor ato detyra pak janë të pranishme," tha Carovska.

[ Friday, November 20, 2020 ] [ 44 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar