Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Investimi në shëndetin mental të nxënësve është investim për ardhmërinë e vendit

Carovska: Investimi në shëndetin mental të nxënësve është investim për ardhmërinë e vendit

 

Carovska: Investimi në shëndetin mental të nxënësve është investim për ardhmërinë e vendit

 

Investimi në shëndetin mental të nxënësve është i rëndësishëm jo vetëm për sot, është i rëndësishëm për ardhmërinë e vendit, tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska mysafire në emisionin "Objektiv" në televizionin Kombëtar.


"Nëse ne ndërtojmë personalitet të forta që kanë gjendje të qëndrueshme psikologjike, atëherë do të presim se më tej shtetin do ta udhëheqin ato të njëjtit të ndërtuar dhe personalitetet stabile.


Shkolla nuk është vetëm ndërtesë, nuk është vetëm hapësirë që i përket komunës, shkolla është vendi ku krijojmë qytetarë të cilët më tej do ta udhëheqin vendin," tha Carovska.

Si shoqëri nuk mbajmë kujdes të madh për shëndetin mental, dhe ajo,  theksoi Carovska, duhet të ndryshohet.

"Dhe atë do ta shihni në momente të caktuara kur bëhet fjalë për dhunë, ekskluzivisht flitet se bëhet fjalë për dhunë në familje, pra ne kemi luftë të tregojmë se dhuna nuk duhet të ndodhë në asnjë vend. Keni institucione të tërësishme që nuk veprojnë në momente të dhunës, që tregon për neglizhencë sistematike për shëndetin mental, sikur ajo nuk është pjesë nga shëndetit i përgjithshëm ose mirëqenia e përgjithshme. "Atë diskurs ngadalë po e ndryshojmë," tha Carovska.

[ Friday, November 20, 2020 ] [ 34 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar