Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Konkurs për ndarjen e bursave për studentë të rregullt Rom të regjistruar në studime të ciklit të parë në institucionet e larta arsimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin studimor 2020/2021

Konkurs për ndarjen e bursave për studentë të rregullt Rom të regjistruar në studime të ciklit të parë në institucionet e larta arsimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin studimor 2020/2021

 

Në bazë të nenit 49 paragrafit 5 të Ligjit për standarde të studentëve (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 15/13, 120/13, 41/14,146/15, 30/16, 178/16 dhe  64/18, 20/19 dhe “ Gazetës Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 124/19 dhe  248/20 ) dhe Aktvendimit për shpalljen e Konkursit për ndarjen e bursave për studentët e rregullt Rom të regjistruar në studime deridiplomike të ciklit të parë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e larta arsimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin studimor 2020/2021 nr.______________ të datës __________, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, shpall

 

KONKURS

Për ndarjen e bursave për studentë të  rregullt Rom të regjistruar në studime të ciklit të parë në institucionet e larta arsimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin studimor 2020/2021

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin studimor 2020/2021 me konkursin do të ndajë gjithsej 130 bursa për studentë Rom të regjistruar në studime të ciklit të parë në institucionet e larta arsimore publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut

 

I.              KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS PËR STUDENTË

 

Të drejtë burse kanë studentët e regjistruar në studime të ciklit të parë të cilët studiojnë në institucionet e larta arsimore publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe të cilët i potësojnë kushtet në vazhdim:

 

1. Të jenë pjesëtar të bashkësisë Rome;

 2.Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;

3.Të mos jenë shfrytëzues të ndonjë burse tjetër nga organe, institucione dhe kompani  tjera.

   II. KRITERET PËR NDARJEN E BURSËS PËR STUDENTË PËR STUDENTËT ROM

Bursat për studentët Rom  do të ndahen  në përputhje me kriteret e  mëposhtme:

1. Suksesi mesatar i arritur i kandidatit nga të gjitha vitet e arsimit të mesëm, për studentët e  regjistruar në vitin e parë të studimeve;

2. Suksesi mesatar i arritur nga të gjitha vitet e mëparshme të studimeve  për studentët që studiojnë në të gjitha vitet e tjera;

3. Të jenë studentë të rregullt në një nga institucionet e larta arsimore  publike ose privat në Republikën e Maqedonisë së Veriut   vitin studimor 2020/2021;

4. Përparsi gjatë selektimit do të kenë studentët Rom të cilët studiojnë në fakultetet  publike ose private në Republikën e Maqedonisës Veriut të cilët studiojnë për kuadër mësimor.

Studentët të cilët gjatë vitit  studimor 2019/2020  ishin shfrytëzues të bursës së Ministrisë  së Arsimit dhe Shkencës, ndërsa nuk kanë regjistruar semestrin e ardhshëm ose vitin studimor tjetër, nuk kanë të drejtë burse në vitin akademik 2020/2021

 

III.        SHUMA E BURSËS

Shuma e bursës është 5,000 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë një viti studimor .

 

 

 

IV. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

 

 

Studentët të cilët i plotësojnë kushtet plotësojnë Fletëaplikim elektronik dhe ja bashkangjesin dokumentacionin përkatës në  http://konkursi.mon.gov.mk, ndërsa në qoftë se nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë Fletëparaqitje në letër dhe e dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas Konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ( Rr. Shën Kirili dhe Metodi nr.54, Shkup) nga data 13.11.2020 deri më 30.11.2020 prej ora 09-15.

 

Dokumentacioni i nevojshëm për dorëzim:

 

A)           Për studentët e regjistruar në vitin e parë është i nevojshëm dokumentacioni në vazhdim:

1. Kërkesë për bursë për studentë Rom, për studentët që do të aplikojnë në letër;

2. Fletëaplikim për bursë për studentët Rom;

3. Vërtetim se është student i rregullt në  vitin studimor 2020/21;

4. Kopje të dëftesave nga  4 vitet e arsimit të  mesëm të vërtetuar në noter ;

5. Deklaratë se kandidati është pjesëtar i bashkësisë etnike Rome;

6. Deklaratë se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër ;

7. Deklaratë për përpunimin e të dhënëave personale të kandidatit për nevojat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës;

8. Kopje e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut;

9. Kopje e llogarisë rrjedhëse në emër të kandidatit.

 

B) për studentët e të gjitha viteve tjera studimore, është i nevojshëm dokumentacioni në vazhdim :

1. Kërkesë për bursë për studentë Rom, vetëm  për studentët që do të aplikojnë në letër;

2. Fletëaplikim për bursë për studentët Rom;

3. Vërtetim se është student i rregullt në  vitin studimor 2020/21;

4. Kopje të Indexit ;

5. Certifikatë për dhënien e provimeve (origjinal ose kopje të vërtetuar në noter );

6. Deklaratë se kandidati është pjesëtar i bashkësisë etnike Rome;

7.Deklaratë se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër ;

8.Deklaratë për përpunimin e të dhënave personale të kandidatit për nevojat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës;;

9.Kopje e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut;

10.Kopje e llogarisë rrjedhëse në emër të studentit.

 

Dokumentacioni i dorëzuar pas përfundimit të afatit nuk do të shqyrtohet dhe e njejta nuk do të hyjë në konkurrencë me të tjerat që kanë aplikuar në Konkurs.

 

Konkursi


11/22/2024

11/11/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar