Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / KONKURS PËR KTHIMIN E MJETEVE PËR INSTRUMENT MUZIKOR TË BLERË PËR VITIN AKADEMIK 2020/2021

KONKURS PËR KTHIMIN E MJETEVE PËR INSTRUMENT MUZIKOR TË BLERË PËR VITIN AKADEMIK 2020/2021

 

Në bazë të nenit 55 paragrafit 1 të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore (“ Gazeta Zyrtare e Republkës së Maqedonisë” nr 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe  51/11 dhe Gazetës Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 96/19 dhe  110/19) dhe nenit 3 të Ligjit për mbështetjen e të rinjëve gjatë blerjes së instrumenti  muzikor (“Gazeta Zyrtare e Republkës së Maqedonisë” nr 13/18 ) Minisria e Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall

 

 

KONKURS PËR KTHIMIN E MJETEVE PËR INSTRUMENT MUZIKOR TË BLERË PËR VITIN AKADEMIK 2020/2021

 

 

 

Ministria bën kthimin e një pjese të  paguar të mjeteve për blerjen e instrumentit muzikor në vlerë prej 75% nga mjetet e paguara, mirëpo jo më shumë se 100.000 denarë për instrument, për blerjen e 25 instrumenteve muzikore nga ana e studentëve të  rregullt të regjistruar në institucionet e larta arsimore shtetërore ku realizohen programet studimore nga lëmia e muzikës.

 

 

 

Të drejtën e kthimit  të mjeteve e fitojnë studentët të cilët i  plotësojë kushtet në vazhdim:

 

 

  1. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut;
  2. Të jenë studentë të rregullt me semestër të vërtetuar në vitin e dytë, tretë dhe katërt në institucionet e larta arsimore ku realizohen programet studimore nga lëmia e muzikës;
  3. Të mos kenë shfrytëzuar më parë  mjete për instrument muzikor të blerë nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës; 
  4. Të kenë arritur sukses mesatar prej së paku tetë (8,00) gjatë viteve të mëparashme;
  5. Të kenë notën dhjetë (10.00) për lëndën kryesore,ndërsa studentët e regjistruar në teorinë e  muzikës dhe pedagogji të kenë notën dhjetë (10.00) lëndën e pianos;
  6. Të posedojnë së paku një shpërblim në gara muzikore ose konkurs , ose të kenë marrë pjesë së paku në një shfaqje publike (koncert solo, recital, gjysmë recital ose performancë solistike me ansambël)  dhe
  7. Të ardhurat totale mujore të prindërve – kujdestarëve  të studentit, të jenë më pak se katër paga mesatare të paguara mesatare për punonjës për tre muajt e fundit, të përcaktuara nga Enti Shtetëror i Statistikës.

 

 

 

MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES

 

 

 

Studentët të cilët i plotësojnë kushtet sipas Konkursit  duhet të plotësojnë Fletëparaqitje elektronike dhe ja bashkangjesin dokumentacionin përkatës  në http://konkursi.mon.gov.mk  ndërsa në qoftë se nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë Fletëparaqitje në letër (Kërkesë për kthimin e mjeteve ) dhe e dorëzojnë dokumentacionin përkatës  sipas Konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ( Rr. Shën Kirili dhe Metodi nr.54, Shkup) nga data 13.11.2020.

 

 

1.     Kërkesë për kthimin e mjeteve  vetëm për kandidatët të cilët aplikojnë në formë të letrës;

2.    Certifikatën e shtetësisë;

3.    Vërtetim se është student i rregullt i regjistruar në vitin e dytë, tretë dhe katërt në institucionet e larta arsimore ku realizohet programi studimor nga lëmia e muzikës;

4.    Certifikatë me numrin e provimeve të parapara dhe provimet e dhëna nga vitet e mëparshme dhe Fomularin “UPPI” të vërtetuar; 

5.    Deklaratë për gjendjen familjare të studentit;

6.    Deklaratë për shfrytëzimin e të dhënave personale të studentit dhe prindit-kujdestarit , ku pajtohen që Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht të siguroj dokumentacionin e nevojshëm nga institucionet e caktuara me të cilët ka lidhur marrëveshje për bashkëpunim ;

7.    Për studentët prindërit e të cilit janë të shkurorëzuar dorëzohet dëshmi për shkurorëzim dhe nëse studenti pranon alimentacion e njëjta të paraqitet si e ardhur mujore ;

8.    Vërtetim për pagën e realizuar të pridërve/kujdestarëve për muajin e fundit para shpalljes së Konkursit ose në qoftëse për këtë muaj nuk është  bërë pagesa e pagës atëherë të dorëzohet vërtetim i pagës së  fundit (për prindërti/kujdestarët e punësuar në organet shtetërore dhe publike  vërtetimin e pagës të vërtetuar nga organi i autorizuar, ndërsa për prindërti/kujestarët të punësuar në kompani private të dorëzohet vërtetim i pagës dhe deklaracion për pranimin e pagës);

9.    Certifikatë nga Drejtoria për të Ardhurat Publike, për të ardhurat të realizuara me baza të ndryshme për vitin e mëparshëm ( të ardhra nga veprimtari të pavarur, të ardhura nga kryerja e veprimtarive bujqësore të ardhura nga prona dhe të drejtat pronësore të ardhura kapitale, fitime kapitale, fitime nga lojërat e fatit dhe lojëra të tjera shpërblyese si dhe të ardhura të tjera) për studentin dhe prindërit e tij / kujdestarët ;

10. Për prindërit/ kujdestarët  e pensionuar dorëzohet dokument për shumën e pensionit- çekun  ;

11. Për shfrytëzuesit e ndihmës sociale dorëzohet Aktvendim ose çeku i fundit;

12. Vërtetim se nuk janë të punësuar ose pranojnë / nuk pranojnë kompensim për të dy prindërit/ kujdestarët e kandidatit veçmas nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë së Veriut

13. Shpërblimet nga garat muzikore dhe shfaqjet publike të cilat dorëzohen si dëshmi në origjinal ose kopje të vërtetuara në noter.

 

Informacione shtesë:

 

Ministri formon komision për shqyrtimin e kërkesave të parashtruara nga studentët dhe përcaktimin e përmbushjes së kushteve nga ky ligj i përbërë nga 3 anëtar nga Ministria, dy anëtar - profesorë nga  institucionet e larta arsimore shtetërore  ku realizohen programet studimore për muzikë dhe  dy anëtar nga ekspert të njohur nga fusha  e muzikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

 

 

Informacionet më të hollësishme për kushtet dhe kriteret mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës  Ajten Ilazi  e-mail: ajten.iljazi@mon.gov.mk

 

 

 

 

Afati i fundit për parashtrimin e Fletëparaqitjeve është 60 ditë nga dita e shpalljes së Konkursit.

 

 

Konkursi


11/22/2024

11/11/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar