Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Nevojiten investime më të mëdha në shkencë, ajo është baza për zhvillimin e tërësishëm të shoqërisë

Carovska: Nevojiten investime më të mëdha në shkencë, ajo është baza për zhvillimin e tërësishëm të shoqërisë

 

Carovska: Nevojiten investime më të mëdha në shkencë, ajo është baza për zhvillimin e tërësishëm të shoqërisë

 

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska me rastin e Ditës Botërore të Shkencës - 10 Nëntori, sot mori pjesë në panel-diskutimin online për zhvillimin e veprimtarisë shkencore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Diskutimin që e organizonte Komisioni për Shkencë pranë Universitetit të Asamblesë Studentore të Universitetit  "Shën Kirili dhe Metodi ”, ishte në drejtim të inspektohen gjendja, vendi dhe ardhmëria e veprimtarisë shkencore në vend.

“Veprimtaria kërkimore shkencore është shumë e rëndësishme për zhvillimin dhe përparimin e të gjitha segmenteve të shoqërisë, prandaj mendoj se si Qeveri duhet t’i kushtojmë vëmendje të veçantë në përparimin e shkencës sonë. "Këto diskutime janë shumë të rëndësishme që ta shohim rëndësinë për investim në shkencë, por edhe për të inkurajohet bashkëpunimi midis akademisë, institucioneve të kërkimit shkencor, sektorit privat dhe institucioneve," tha Carovska.

Ministrja theksoi se tashmë po punohet në sigurimin e planifikuar dhe të vazhdueshëm me mjete të dedikuara për shkencën, përmes granteve, projekteve dhe financimit të programeve.

“Nga ky vit, për herë të parë Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës përmes financimit të granteve ndau 34 vauçer inovativ me vlerë totale prej 15 milion denarë të cilat duhet ta inkurajojnë zhvillimin e shkencës në vendin tonë. Për 23 nga aplikimet e ndara, Universiteti "Shën Kirili dhe Metodi ”- Shkup do t`i sigurojë shërbimet e nevojshme, 9 kupona janë ndarë në Universitetin“ Goce Dellçev ”- Shtip, ndërsa 2 në Universitetin“ Shën Kliment Ohridski ”- Manastir.

“Përmes këtyre vauçer të inovacionit, që do t’i ndajmë edhe në të ardhmen, nga njëra anë investojmë në inovacion, hapim mundësi për të rinjtë që të marrin pjesë drejtpërdrejt në projekte që mund të formojnë karrierën e tyre, nga ana tjetër u mundësojmë kompanive ta rrisin konkurrencën e tyre", tha Carovska.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës nga viti i ardhshëm prezanton mbështetje për programet kombëtare të kërkimit, ndërsa pritjet janë në vitin 2022, të futet financimi i programit i cili do të zbatohet vazhdimisht dhe do të parashikohet me Ligjin plotësisht të ri për veprimtarinë kërkimore-shkencore.

Ministrja theksoi se përpjekjet e MASH-it janë të rritet pjesëmarrja në BPV-në në shkencë. Sipas të dhënave të fundit nga Zyra e Statistikave të Shtetit gjatë vitit 2019 PBB-ja në shkencë mori pjesë me 0.35%, ndërsa pjesëmarrja e biznes sektorit në shkencë ishte 0.10%. Në vendet e BE-së, këto investime paraqesin shumën mesatarisht rreth 1.8% të BPV-së, ndërsa tendenca është të bëhen rreth 3%.

 

Lajme dhe Ngjarje


6/21/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar