Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Kumtesë për shpalljen e thirrjes publike per ndarjen e mjeteve financiare për organizimin e aktiviteteve që kontribojnë për zhvillimin dhe avansimin e multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerancës

Kumtesë për shpalljen e thirrjes publike per ndarjen e mjeteve financiare për organizimin e aktiviteteve që kontribojnë për zhvillimin dhe avansimin e multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerancës

 

Me qëllim të promovimit të praktikave të mira të aktiviteteve për mes të cilave kultivohen marrëdhënie  harmonike e që  bazohen në rrespektimin e dallimeve, ndërtimin e  një shoqëri multikulturore dhe multietnike me çka mundësohet ngritje e institucioneve edukativo arsimore të suksesshme bashkëkohore dhe efektive të cilat promovojnë vlera multikulturore dhe multietnike, qasje të individualizuar ndaj nxënësve, klimë pozitive emocionale dhe komunikim konstruktiv  shumëkahësh në ambient shkollor të këndshëm dhe nxitës, Ministria e arsimit dhe shkencës shpall thirrje publike për ndarjen e granteve për shkollat fillore dhe të mesme publike të cilat do të realizojnë aktivitete të përbashkëta që  do të kontribojnë për zhvillimin dhe avansimin e multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe toleracës.

Aktivitetet mundë të realizohen në mënyre vetanake në nivel të shkollave ku mësimi realizohet në më shumë gjuhë mësimore ose në partneritet me shkollë tjetër.

Grante me lartësi deri në 30.000 denarë do tu ndahen 95 shkollave( 70 shkollave fillore dhe 25 shkollave te mesme) në bazë të selektimit të aplikacioneve nga ana e Komisionit për vlerësimin e aplikacioneve sipas Kriteriumeve të caktuara.

Aplikimi mundë të kryhet deri me datë 03.12.2020.

I inkurajojmë shkollat të aplikojnë me proekt për aktivitete të përbashkëta në mes nxënësve që ndjekin mësimin në gjuhë të ndryshme mësimore në linkun e mëposhtëm

https://www.surveymonkey.com/r/TPS8CSR

[ Tuesday, November 3, 2020 ] [ 191 ]

 

Konkursi

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar