Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Organizata për Bashkëpunim Evropian në Shkencën dhe Teknologjinë (COST), mundësi për rrjetëzim ndërmjet shkencëtarëve në të gjithë Evropën

Organizata për Bashkëpunim Evropian në Shkencën dhe Teknologjinë (COST), mundësi për rrjetëzim ndërmjet shkencëtarëve në të gjithë Evropën

 

Organizata për Bashkëpunim Evropian në Shkencën dhe Teknologjinë (COST), mundësi për rrjetëzim ndërmjet shkencëtarëve në të gjithë Evropën

 

 

Republika e Maqedonisë së Veriut bashkëpunon në mënyrë aktive me rrjetin evropian të shkencëtarëve përmes Organizatës për Bashkëpunim Evropian në Shkencë dhe Teknologji (COST). Organizata COST e financon krijimin e rrjeteve kërkimore, COST Action, dhe për momentin janë realizuar mbi 200 COST aksione (projekte),  në të cilën marrin pjesë mbi 500 profesorë nga vendi ynë. Kjo mënyrë e rrjetëzimit mundëson hapësirë të hapur për bashkëpunim midis shkencëtarëve në të gjithë Evropën dhe më gjerë dhe e inkurajon përparimin në kërkimin dhe inovacionet.

Shkencëtari ynë prof. Dr. Zoran T. Popovski, pas kryerjes së mandatit trevjeçar, muajin e kaluar u rizgjodh si anëtar i Bordit Ekzekutiv të Komitetit për Bashkëpunim Evropian në Shkencë dhe Teknologji (COST). Me rizgjedhjen e Popovskit, Maqedonia e Veriut vazhdon të marrë pjesë aktive në organizatën dhe është vendi i parë që nuk është anëtare e BE-së, ndërsa ka përfaqësuesin e vet në organet e saj më të larta.

COST (Cooperation in Science and Technology in Europe) është programi më i vjetër dhe më i madh i rrjeteve shkencore në Evropë e cila është themeluar në vitin 1971 me seli në Bruksel. COST ka buxhet vjetor prej rreth 45 milion euro dhe në këtë program përveç anëtarëve të BE-së, marrin pjesë edhe vendet jo-evropiane të BE-së (Zvicra, Norvegjia, Islanda, Moldavia dhe Turqia) si dhe vendet nga Ballkani Perëndimor (Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova). Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e COST që nga viti 2002.

 

[ Tuesday, November 3, 2020 ] [ 88 ]

 

Konkursi

Back to top
Close Offcanvas Sidebar