Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Aplikimi për Konkursin - bursa për nxënës zgjatë deri më 9 nëntor, MASH rekomandon aplikim elektronik

Aplikimi për Konkursin - bursa për nxënës zgjatë deri më 9 nëntor, MASH rekomandon aplikim elektronik

 

Aplikimi për Konkursin  - bursa për nxënës zgjatë  deri më 9 nëntor, MASH rekomandon aplikim elektronik

 

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës rikujton se në rrjedhë është Konkursi për aplikim për bursë për nxënës për vitin shkollor 2020/2021 i cili zgjat deri më 9 nëntor.

Konkurset janë shpallur në ueb faqen e MASH-it, ndërsa dokumentet e nevojshme ( gjenden në linkun) mund të dorëzohen edhe në formë të letrës përmes arkivit të MASH-it, ose në mënyrë elektronike përmes internet platformës www.konkursi.mon.gov.mk. Kandidatët të cilët aplikojnë në mënyrë elektronike nuk janë të  obliguar që  dokumentet t`i dorëzojnë në formë të letrës dhe anasjelltas, ndërsa për nxënësit të cilët për ndonjë arsye nuk kanë mundësi ose nuk do të zgjedhin të aplikojnë në mënyrë elektronike, dokumentet i dorëzojnë vetëm në letër në MASH, ndërsa aplikimi do të konsiderohet i  vlefshëm dhe do të jetë lëndë e shqyrtimit të komisionit kompetentë.

Duke e marrë parasysh gjendjen momentale epidemiologjike në vend, në interes të mbrojtjes së shëndetit personal, dhe mbrojtjes së shëndetit publik, Ministria e Arsimit dhe Shkencës Ju bënë thirrje kandidatëve potencial për të fituar bursën , nëse kanë mundësi  të shfrytëzojnë mënyrën elektronike për parashtrimin e aplikacionit, i cili është i sigurt, por edhe i zakonshëm sa i  përket dorëzimit të dokumenteve në formë të letrës në hapësirate MASH-it.

Rikujtojmë se përveç kategorive të zakonshme të bursave të cilët ishin deri më tani: bursa për mbështetje sociale të nxënësve, bursa për nxënës të talentuar, për nxënës të talentuar sportist, fëmijë pa prindër dhe për  nxënës me nevoja të veçanta , për nxënës të regjistruar në ASHS “ Akademinë për sport”, bursa për nxënës Rom dhe nxënës nga profesioni hotelieri-turizëm , për këtë vit shkollot Ministria e Arsimit dhe Shkencës  siguron edhe disa kategori plotësuese të bursave për nxënësit nga arsimi i  mesëm profesional.  

Gjithashtu, mundësi apliki kanë edhe nxënësit e drejtimeve makineri, bujqësi-veterineri, tekstil –lëkurë, elektroteknik dhe ndërtimtari- gjeodezi. Përzgjedhja e këtyre drejtimeve është bërë në bazë të kërkimit për nevojat e shkathtësive të tregut të punës në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, realizuar në bashkëpunim me Agjencionin e  Punësimit .

Përveç Konkurseve për ndarjen e bursave për nxënës njoftojmë se në rrjedhë është gjithashtu edhe Konkursi për kthimin e mjeteve për blerjen e  instrumentit  muzikor për vitin shkollor 2020/2021, ku 25 nxënësve  të regjistruar në shkollat e mesme shtetërore ku  realizohen planet dhe  programet mësimore për art muzikor, ndërsa i plotësojnë kushtet sipas Konkursit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ua kthenë  një  pjesë  të mjeteve për instrument muzikor të blerë në vlerë prej 75% të mjetetve të paguara , mirëpo jo më shumë se 100.000 denarë për instrument. Aplikimi zgjat 60 ditë nga dita e shpalljes së Konkursit.

 

[ Monday, November 2, 2020 ] [ 1588 ]

 

Lajme dhe Ngjarje


12/26/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar