Njoftohen të gjithë shfrytëzuesit e të drejtës për vazhdimin e bursës për studentë të realizuar nga vitet e kaluara akademike, të cilët i plotësojnë kushtet, afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve në MASH është deri më 30.11.2020.
Shfrytëzuesi i bursës duhet të dorëzojë vërtetim për regjistrimin e semestrit të ardhshëm / për vitin e studimit dhe certifikate/vërtetim për provimet e parapara dhe për provimet e dhëna me sukses nga vitet e kaluara dhe indeksin si dëshmi se ka dhënë 80%të provimeve, përkatësisht 90% të provimeve të parapara (varësisht llojit të bursës të cilën e shfrytëzon) përkatësisht se e ka arritur suksesin mesatar të studimit, sipas kontratës së bursës.
Dokumentet dorëzohen në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ose përmes postës (dërgesa e rekomanduar me letër përcjellëse ) në adresën: Bulevardi. „Shën Kirili dhe Metodi ”nr. 54, 1000 Shkup.
Deri më 30 nëntor është afati për vazhdimin e së drejtës për bursë studentore
[ Tuesday, October 27, 2020 ] [ 3191 ]