Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / KONKURS për ndarjen e bursave për nxënës në ASHS “ Akademia e Sportit” për vitin shkollor 2020/2021

KONKURS për ndarjen e bursave për nxënës në ASHS “ Akademia e Sportit” për vitin shkollor 2020/2021

 

Të gjithë fituesit e bursës  pas shpalljes së listës, ndërsa më së voni deri më 4.12.2020 të nënshkruajnë marrëveshjen për bursë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Të gjithë kandidatët të cilët nuk do të rrespektojnë këtë afat do të konsiderohet  se janë dorërhequr  nga bursa.

 

Në bazë të nenit 12 - a të  Ligji për  akademinë e  Sportit  ( "Gazeta Zyrtare"e Republikës së Maqedonisë nr.115/14, 129/15, 146/15, 30/16 dhe 142/16) dhe Rregullores  për mënyrën dhe kriteret e veçanta  për ndarjen e bursës  mujore për  nxënësit  në Akademinë e sportit  ( "Gazeta Zyrtare" e Republikës së Maqedonisë nr.191 / 15), ndërsa në pajtim me Aktvendimin  për shpalljen e Konkursit për ndarjen e bursave për nxënësit në ASHP “Akademia e Sportit”  për vitin shkollor 2020/2021, nr. 19-11920/2 të datës 27.10.2020 Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall ;

 

 

KONKURS

për ndarjen e bursave për nxënës në ASHS “ Akademia e Sportit” për vitin shkollor 2020/2021

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2020/2021  do të ndajë  bursa për nxënësit e regjistruar në ASHS “ Akademia e Sportit”   në Republikën e Maqedonisë së Veriut

 

 

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS

 

Të drejtë burse  kanë nxënësit të regjistruar në ASHS “ Akademia e Sportit”   në Republikën e Maqedonisë së Veriut  ndërsa i plotësojnë kushtet në vijim:

 

 

1. Të jenë nxënës të rregullt në Akademinë e Sportit  (prej vitit të  II, III dhe/ose IV)

2. Gjatë vitit të kaluar të kenë arritur sukses të përgjitshëm shumë mirë 4,00 (katër) dhe shkëlqyeshëm 5 (pesë) nga lënda zgjedhore - stërvitje  nga sporti i zgjedhur në fund të vitit shkollor;

3. Të mos kenë përsëritur vit gjatë arsimimit;;
4. Të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose kompani  tjera;;
5. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë.

 

II. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

 

 

Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet sipas konkursit të plotësojnë Fletëparaqitjen elektronike dhe e bashkangjesin dokuementacionin e nevojshëm në http://konkursi.mon.gov.mk  ndërsa në qoftë se nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë Fletëparaqitje në letër (listë evidentuese  ) dhe e dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas Konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ( Rr. Shën Kirili dhe Metodi nr.54, Shkup) nga data 27.10.2020 - 09.11.2020, nga ora 09-15. Dokumentet e nevojshme për dorëzim:

 

Lista me emrat e nxënësve  fitues të bursës do të publikohet më 21.11.2020 në ueb faqen mon.gov.mk  dhe në ASHS “ Akademia e Sportit”.

 III. DOKUMENTET E NEVOJSHME

Nxënësit të cilët kanë aplikuar është e nevojshme që të dorëzojnë dokumentet në vazhdim:

 

1. Listë evidentuese (shpallur në sajtin mon.gov.mk) vetëm për kandidatët që do të aplikojnë në formë të letrës;

 

2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2020/2021 lëshuar nga ASHS “ Akademia e Sportit”.

3. . Kopje të noterizuara të dëftesave për mbarimin e vitit të parë, dytë dhe/ose të tretë të arsimit;

4. Deklaratë të  nënshkruar nga prindi / kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër, ( publikuar në sajtin mon.gov.mk);

5. Deklaratë nga prindi./ kujdestari për përpunimin dhe shfrytëzimin e të dhënave personale të tij/saj dhe të dhënave personale të kandidatit, me të cilën kandidati pajtohet që Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht  të sigurojë  dokumentet e nevojshme të  (publikuara në mon.gov.mk) dhe

6. Deklaratë të nënshkruar nga prindi-kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të vërtete dhe të dhënat e tyre janë identike me të dhënat e shënuara në Fletëparaqitjen elektronike

 

Me dorëzimin e dokumenteve të nevojshme kandidatët  rekomandohen që gjithashtu  të dorëzojnë edhe kopje të llogarisë së transaksionit ku në rast se do të jenë fitues të bursës  do të munden t′i tërheqin të hollat.

 

Ministria e Arsimit she Shkencës nga Ministria e Punëve të  Brendshme zyrtarisht do të sigurojë certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut .

 

IV. VENDI DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

 

Nxënësit të cilët kanë aplikuar në mënyrë elektronike në Ministrinë e Arsimit në Rr. “ Shën Kirili dhe Metodi” nr.54 Shkup prej më 27.10.2020 - 09.11.2020 nga ora 09.00-15.00 duhet ti dorëzojnë dokumentet të përcaktura në pikën III në Konkurs.

 

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është:

- i dorëzuar jo në kohë.  

 

 

 

IV. SHUMA E BURSËS

Shuma e bursës është 3000 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit shkollor.

Nxënësit të cilët do të jenë fitues të bursës do të nënshkruajnë Marrëveshje me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ku do të përcaktohen të drejtat dhe detyrimet.

 

Personi për kontakt për informata plotësuese: Penka Mantova Zdravkovska, penka.mantova-zdravkovska@mon.gov.mk, 076 485 054

[ Tuesday, October 27, 2020 ] [ 140 ]

 

Konkursi

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar