Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / KONKURS PËR KTHIMIN E MJETEVE PËR BLERJEN E INSTRUMENTIT MUZIKOR PËR VITIN SHKOLLOR 2020/2021

KONKURS PËR KTHIMIN E MJETEVE PËR BLERJEN E INSTRUMENTIT MUZIKOR PËR VITIN SHKOLLOR 2020/2021

 

 

 

            Në bazë të nenit 55 paragrafit 1 të  Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore ( “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11) dhe Gazeta Zyrtare e Repunlikës së maqedonisë së Veriut  dhe neni 3 të Ligjit për mbështetjn e të rinjëve gjatë blerjes së instrumenteve muzikore ( “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 113/18) Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall

 

 

 

 

KONKURS PËR KTHIMIN E MJETEVE PËR BLERJEN E INSTRUMENTIT MUZIKOR PËR VITIN SHKOLLOR  2020/2021

 

 

Ministria bën kthimin e pjesës së paguar të mjeteve për blerjen e instrumentit muzikor në vlerë prej 75% nga mjetet e paguara, mirëpo jo më shumë se 100.000 denarë për instrument, për blerjen e 25 instrumenteve muzikore nga ana e nxënësve të rregullt të regjistruar në shkollat e mesme shtetërore ku realizohen plan programet për art muzikorë.

 

 

 

 

Të drejtën për kthimin  e mjeteve e fitojnë nxënësit që plotësojnë kushtet në vazhdim:

 

  1. Të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut ,
  2. Të jenë të regjistruar si nxënës të rregullt në vitin e katërt në shkollat e mesme shtetërore në të cilat realizohen planet dhe programet për art muzikor,
  3. Të kenë arritur së paku sukses-  shumë mirë në vitin e parë, dytë dhe tretë në arsimin e mesëm,
  4. Të kenë notë të shkëlqyeshme ( 5.00) në lëndën  mësimore nga instrumenti për të cilin konkurron për kthimin e mjeteve në vitin e parë, dytë dhe tretë në arsimin e mesëm,
  5. Të posedojnë së paku një shpërblim në gara muzikore ose të kenë realizuar shfaqje  publike ( solo koncert, recital, gjysmë recital, ose  solo performancë me ansambël), në vitin aktual ose dy  vitet shkollore të mëparshme  dhe
  6. Të ardhurat mujore të përgjithshme të prindërve- kujdestarëve të nxënësit të jenë më pak se katër paga mesatare të paguara neto-pagë për punonjës për tre muajt e fundit të përcaktuara  nga Enti Shtetëror i Statistikës.  

 

MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES

 

 

Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet sipas konkursit  duhet të plotësojnë Fletëparaqitjen elektronike dhe e bashkangjesin dokuementacionin e nevojshëm në http://konkursi.mon.gov.mk  ndërsa në qoftë se nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë Fletëparaqitje në letër (Kërkesë për kthimin e mjeteve ) dhe e dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas Konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ( Rr. Shën Kirili dhe Metodi nr.54, Shkup) nga data 27.10.2020.

Dokumentet e nevojshme për dorëzim:

 

 

 

 

 

 

 

 

  1.  Kërkesë për kthimin e mjeteve (terk i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në shtojcën e Konkursit ) vetëm për kandidatët të cilët aplikojnë në formë të letrës;
  2.  Certifikatë e shtetësisë;
  3. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin e katërt në shkollë të mesme shtetërore ku realizohen plan programet për art muzikor;
  4.  Kopje të dëftesave për vitet e kaluara  shkollore në arsimin e mesëm
  5. Deklaratë për statusin familjar të nxënësit ( terk i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në shtojcë  të Konkursit);
  6. Deklaratë për shfrytëzimin e të dhënave personale për nxënësin dhe prindërit- kujdestarët  e tij ku pajtohen që Ministria zyrtarisht ti sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucionet e caktuara me të cilët ka marrëveshje për bashkëpunim ( terk i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ,në shtojcë  të Konkursit);
  7. Për nxënësit prindërit e të cilëve janë  të divorcuar dorëzohet dëshmi për divorc ndërsa  nëse kandidati merr alimentacion e njëjta të dorëzohet si e ardhur mujore;
  8. Vërtetim për pagën e realizuar të prindit - kujdestarit në muajin e fundit para publikimit të konkursit, në qoftë se për këtë muaj nuk është bërë pagesa  atëherë të dorëzohet  vërtetim për pagën e fundit ( për prindërit-kujdestarët të punësuar në institucione shtetërore ose publike duhet të dorëzohet vërtetim nga organi i autorizuar, ndërsa për prindërit- kujdestarët të punësuar në kompani private përveç vërtetimit  të pagës të dorëzohet  dhe deklaratë të nënshkruar për marrjen e pagës);
  9. Certifikatë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, për të ardhurat e realizuara në baza të ndryshme për vitin e kaluar ( të ardhura nga veprimtaria e pavarur, të ardhura nga veprimtaria bujqësore, të ardhura nga të drejtat pronësore, të ardhura kapitale, fitime kapitale, fitime nga lojërat e fatit  dhe lojëra të tjera shpërblyese, etj) për nxënësin dhe prindërit/kujdestarët;
  10.  Për prindërit- kujdestarët e pensionuar dorëzohet dokument për shumën e pensionit - çekun;
  11. Për shfrytëzuesit e ndihmës sociale dotëzohet Aktvendimi i fundit ose çeku I fundit;
  12. Vërtetim se nuk janë të punësuar ose marrin/nuk marrin kompensim në të holla për të dy prindërit/kujdestarët të kandidatit individualisht , nga Agjencioni për Punësim në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe
  13. Shpërblimet nga garat muzikore dhe shfaqet publike të cilat dorëzohen si dëshmi në origjinal ose kopje të vërtetuar në noter.

 

Informacione shtesë:  

 

Ministri i Arsimit dhe Shkencës formon Komision për shqyrtimin e kërkesave të arritura nga nxënësit  dhe përcakton plotësimin e kushteve të këtij ligji, i përbërë nga 3 anëtar nga Ministria, dy anëtar nga ana e mësimdhënësve të shkollave  të mesme shtetërore ku realizohen plan programet për art  muzikor dhe dy anëtar nga ekspert të njohur nga fusha  e muzikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Dokumentet me Kërkesë për kthimin e mjeteve, kandidatët duhet ti dorëzojnë  deri te:

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës me shënim, Konkurs për kthimin e mjeteve për blerjen e instrumentit muzikor nga ana e nxënësve të regjistruar në shkolla të mesme shtetërore në të cilat realizohen planet dhe programet për art  muzikor

 

Informacionet më të hollësishme për kushtet dhe kriteret mund të merren në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Antoneta Manevska, antoneta.manevska@mon.gov.mk

 

 

Afati i fundit për parashtrimin e Fletëparaqitjeve është 60 ditë nga dita e shpalljes së Konkursit.

 

                       

 

 

[ Tuesday, October 27, 2020 ] [ 147 ]

 

Konkursi


11/22/2024

11/11/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar