Në përputhje me nenin 55 paragrafi 1 të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" Nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10, 51/11 dhe "Gazeta Zyrtare" Gazeta e Republikës së Maqedonisë nr. 96/19 dhe 110/19), neni 54 paragrafi 3 i Ligjit për standardin e nxënësit("Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135 / 11, 15/13, 41/14, 146/15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe 248/20) dhe Vendimi për përcaktimin e numrit të bursistave dhe vlerën e bursave për nxënës të regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021 ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut " nr. 195/20 dhe 253/20) dhe Vendimi për shpalljen e konkursit për ndarjen e 9 (nëntë) bursave për nxënës të shkollave të mesme të cilët zbatojnë programe mësimore në fushën e profesionit të maqinerisë, përkatësisht sektori i maqinerisë,në Republikën e Maqedonisë Veriut për vitin shkollor 2020/2021nr. 19-11883/1 nga 27.10.2020, Ministria e Arsimit dhe Shkencës solli
KONKURS
për ndarjen e 9 (nëntë) bursave për nxënës nga arsimi i mesëm që realizojnë programe mësimore në fushën e profesionitl të maqinerisë, përkatësisht sektori i maqinerisë,në Republikën e Maqedonisë Veriut për vitin shkollor 2020/2021
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin akademik 2020/2021 do të ndajë 9 (nëntë) bursa për nxënës nga arsimi i mesëm që realizojnë programe mësimore në fushën e profesionit të maqinerisë përkatësisht sektori i maqinerisë,në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtë për bursë kanë kandidatët që mësojnë në shkolla të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe plotësojnë kushtet :
1. të jenë nxënës të rregullt të shkollës së mesme që realizojnë programe mësimore në fushën e profesionit të maqinerisë, përkatësisht sektorii i maqinerisë, në Republikën e Maqedonisë së Veriut ;
2. të ketë fituar të paktën një shpërblim për vendin I, II ose III në gara ndërkombëtare ose në gara shtetërore në fushën e profesionit maqinerisë, dmth. Sektorin e maqinerisë,
3. të ketë arritur sukses të vazhdueshëm minimum- shumë mirë në arsim deri më tani
4. të mos ketë përsërit vit gjatë arsimimiit;
5. të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose kompani të tjera;
6. të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut ;
Kriteret për ndarjen e bursave janë:
- të ketë fituar shpërblime në garat kombëtare ose ndërkombëtare,,
- për secilin shpërblim shtesë të dorëzuar-diplomë në fushën e profesionit maqinerisë, përkatësisht sektorin e maqinerisë, merren pikë shtesë,
- suksesi i arritur nga arsimi i mëparshëm.
Gjatë përcaktimit të pikëve të gjitha shpërblimeve të fituara të njëjtat vlerësohen kështu:
- fituesi në vendin e parë në gara ndërkombëtar 3 pikë
- fituesi në vendin e dytë në gara ndërkombëtare dhe fituesi në vendin e parë në gara shtetërore 2 pikë
- fituesi në vendin e tretë në gara ndërkombëtar dhe fituesi në vendin e dytë në gara shtetërore 1 pikë
- fituesi në vendin e tretë në gara shtetërore, 0,5 pikë.
Secili shpërblim-diplomë i fituar në fushën e profesionit maqinerisë, përkatësisht sektori i maqinerisë vlerësohet me 0,5 pikë shtesë.,,
III VENDI DHE AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTEVE
1Nxënësit të cilët plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikim -elektronike dhe bashkëngjesin dokumentacionin përkatës në http://konkursi.mon.gov.mk dhe nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë aplikacion në letër (listë evidentuese) dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pas konkursit në Ministria e Arsimit dhe Shkencës, (Rruga Shën Kirili dhe Metodi 54, Shkup), nga data 27.10.2020 deri më datë 09.11.2020, nga ora 09-15. Dokumentet enevojshme për dorëzim janë :
1.Listë evidentuese, vetëm për kandidatët që do të aplikojnë në letër;
2. Fotokopje të noterizuara të dëftesave të arsimit për vitet e mbaruara më herët (kandidatët e vitit të I dorëzojnë dëftesat prej klasës V-IX);
3. Fotokopje të noterizuara të diplomave -shpërblimeve të fituara në garat ndërkombëtare ose shtetërore
4..Deklarata e nënshkruar nga prindi-kujdestari që kandidati nuk është shfrytëzues i bursës tjetër, i publikuar në faqen e internetit të Ministrisë;
5.Deklarata e nënshkruar nga prindi-kujdestari që dokumentet e dorëzuara janë të vërteta dhe të dhënat në to janë identike me ato të dhëna të futura në aplikacionin elektronik, të publikuara në faqen e internetit të Ministrisë;
6.Deklaratë e nënshkruar nga prindi-kujdestari për përpunimin e të dhënave personale të kandidatit dhe familjes së tij të ngushtë (prindër-kujdestarë, vëllezër, motra), ku Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në pajtim që në mënyrë zyrtare të sigurojë dokumentet e nevojshme nga institucionet publike me të cilën ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi, të publikuara në uebfaqen e Ministrisë;
Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim me Rregulloren për formularin e aplikimit për akomodim në konvikt dhe formularin e aplikimit për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 189/16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin:
-certifikatë të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e punëve të brendshme.
Shpërblimet -diplomat ku nuk ka vend të vërtetuar saktësisht të fituara në garat shtetërore ose ndërkombëtare, gjegjësisht shpërblime dhe mirënjohje të fituara për pjesëmarrje në gara pa vend, nuk do të merren parasysh.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni është i dorëzuar pas afatit
Lista e kandidatëve të zgjedhur do të publikohet më datën 21.11.2020 në faqen e internetit të Ministrisë.
Të gjithë fituesit e bursave janë të detyruar të nënshkruajnë marrëveshjen e bursës me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës deri më datën 4.12.2020 pas shpalljes së listës. Të gjithë aplikantët të cilët nuk e respektojnë këtë afat, do të konsiderohen si të kishin hequr dorë nga bursa.
IV. VLERA E BURSËS
Vlera e bursës do të arrijë 2.200,00 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit shkollor.
Personi për kontakt për informata plotësuese: Filiz Nezir Emin, 072 219 986, filiz.nezir@mon.gov.mk