Në bazë të nenit 55 paragrafit 1 të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore ( “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51/11) dhe Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 96/19 dhe 110/19), neni 54 paragrifi 3 të Ligjit për standard të nxënësve “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe 248/20), dhe Vendimin për caktimin e numrit të bursistëve dhe shumën e bursave për nxënës të regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollorë 2020/2021 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 195/20 dhe 253/20) dhe Aktvendimi për shpalljen e Konkursit për ndarjen e bursave për nxënësit Rom të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021nr. 19-11898/1 nga 27.10.2020 Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall:
KONKURS
për ndarjen e bursave për pesë kategori - për nxënësit Rom të regjistruar në vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2020 /2021 ndanë 880 ( tetëqind e tetëdhjetë ) bursa për pesë kategori për nxënësit Rom të regjistruar në vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Në vitin shkollor 2020/21 ndahen gjithsej 880 bursa për nxënësit Rom të shkollave të mesme për pesë kategori:
1. Në kategorinë e parë, ndahen gjithsej 200 bursa për nxënësit Rom të shkollave të mesme për vitin shkollor 2020/21 në shumë prej 2,200,00 denarë në muaj për nxënës , të cilët kanë arritur sukses prej 4,50 deri 5,00 në vitin e fundit shkollor;
2. Në kategorinë e dytë ndahen 320 bursa për nxënësit Rom të shkollave të mesme për vitin shkollor 2020/21 në shumë prej 1.500,00 denarë në muaj për nxënës , të cilët kanë arritur sukses prej 3.50 deri 4.49 në vitin e fundit shkollor;
3. Në kategorinë e tretë ndahen 160 bursa për nxënësit Rom të shkollave të mesme për vitin shkollor 2020/21 në shumë prej 1.000,00 denarë në muaj për nxënës , të cilët kanë arritur sukses prej 3.00 deri 3.49 në vitin e fundit shkollor;
4. Në kategorinë e katërt ndahen 50 bursa për nxënësit Rom të shkollave të mesme për vitin shkollor 2020/21 në shumë prej 1.000,00 denarë në muaj për nxënës it me nevoja të veçanta ndërsa të cilët kanë arritur sukses më së paku 3.00 në vitin e fundit shkollor;
5. Në kategorinë e pestë ndahen 150 bursa për nxënësit Rom të shkollave të mesme për vitin shkollor 2020/21 në shumë prej 600,00 denarë në muaj për nxënës it me nevoja të veçanta ndërsa të cilët kanë arritur sukses prej 2.00-2.99 në vitin e fundit shkollor;
II. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Për nxënësit Rom - kategoria e parë, dytë, tretë, katërt dhe pestë bursat do të ndahen sipas kritereve në vazhdim:
1) Nxënësi të jetë i regjistruar në shkollë të mesme publike ose private
2) Nxënësi të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut
3) Nxënësi të mos jetë shfrytëzues i ndonjë burse tjetër
4) Nxënësi duhet të ketë sjellje shembullore
5) Nxënësi të jetë pjesëtar i bashkësisë Rome.
Përparësi gjatë përzgjedhjes do t`u jepet kandidatëve me sukses të përgjithshëm më të lartë në secilën kategori.
III. VENDI DHE AFATI PËR PARASHTRIMIN E DOKUMENTEVE
Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet sipas konkursit duhet të plotësojnë Fletëparaqitjen elektronike dhe ja bashkangjesin dokumentacionin e nevojshëm në http://konkursi.mon.gov.mk ndërsa në qoftë se nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë Fletëparaqitje në letër (listën evidentuese) dhe e dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas Konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ( Rr. Shën Kirili dhe Metodi nr.54, Shkup) nga data 27.10.2020 deri më 09.11.2020, prej ora 09-15.
Dokumentet e nevojshme për dorëzim:
1. Listë evidentuese, vetëm për kandidatët të cilët aplikojnë në formë të letrës;
2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2020/2021;
3. Kopje të Dëftesave të vërtetuara në noter për vitet paraprake ( kandidatët e vitit të parë dorëzojnë dëftesat nga klasa e VI - IX);
4. Deklaratë të nënshkruar nga prindi - kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër publikuar në ueb faqe;
5. Deklaratë të nënshkruar nga prindi - kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të sakta dhe identike me të dhënat e shënuara në Fletëaplikimin elektronik , publikuar në ueb faqen e Ministrisë ;
6. Deklaratë të nënshkruar nga prindi - kujdestari për përpunimin e të dhënave personale të kandidatit dhe familjes së ngushtë ( prind-kujdestar, vëllezër, motra) me të cilën pajtohet që Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht të sigurojë dokumentacionin e nevojshëm nga institucionet publike me të cilët kanë të lidhur marrëveshje për bashkëpunim, të publikuar në ueb faqen e Ministrisë;
7. Deklaratë se kandidati është i përkatësisë etnike Rome (publikuar në Konkurs në www.konkursi.mon.gov.mk);
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar: nuk është i dorëzuar në kohë.
IV. SHUMA E BURSËS
Shuma e bursës është e shënuar për secilën kategori veçmas edhe atë:
Kategoria e parë: bursë për nxënësit me sukses prej 4.50 - 5.00
Kjo kategori e bursës përfshinë nxënësit Rom të cilët mësojnë në vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt ndërsa, tregojnë rezultate të shkëlqyera prej 4.50 - 5.00. Në këtë kategori të bursave për vitin shkollor 2020/21 do të ndahen gjithsej 200 bursa. Shuma e bursës për kategorinë e parë është 2,200.00 denarë në muaj për nëntë muaj për një vit shkollor.
Kategoria e dytë : bursë për nxënësit me sukses prej 3.50 - 4.49
Kjo kategori e bursës përfshinë nxënësit Rom të cilët mësojnë në vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt ndërsa, tregojnë rezultate shumë të mira prej 3.50 - 4.49. Në këtë kategori të bursave për vitin shkollor 2020/21 do të ndahen gjithsej 320 bursa . Shuma e bursës për kategorinë e dytë është 1,500.00 denarë në muaj për nëntë muaj për një vit shkollor.
Kategoria e tretë : bursë për nxënësit me sukses prej 3.00 до 3.49
Kategoria e tretë e bursës do ti përfshijë nxënësit Rom të cilët mësojnë në vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt, ndërsa tregojnë rezultate të mira prej 3.49. Në këtë kategori për vitin shkollor 2020/2021 do të ndahen gjithsej 160 bursa. Shuma e bursës për kategorinë e tretë është 1,000.00 denarë në muaj për nëntë muaj për një vit shkollor.
Kategoria e katërt : Bursa për nxënësit me nevoja të veçanta
Kategoria e katërt e bursës do i dedikohet nxënësve me nevoja të veçanat. Në këtë kategori të bursës për vitin shkollor 2020/21 do të ndahen gjithsej 50 bursa Shuma e bursës për kategorinë e katërt është 1,000.00 denarë në muaj për nëntë muaj për një vit shkollor.
Kategoria e pestë : Bursë motivuese për nxënësit me mesatare prej 2.00 - 2.99
Kategoria e pestë do të përfshijë nxënësit Rom të cilët mësojnë në vitin e parë, dytë, tretë dhe katërt, ndërsa në vitin e mëparshëm shkollor kanë arritur sukses të përgjithshëm prej 2.00- 2.99. Në këtë kategori për vitin shkollor 2020/2021 do të ndahen gjithsej 150 bursa. Shuma e bursës për kategorinë e pestë është 600,00 denarë në muaj për nëntë muaj për një vit shkollor.
Bursat të cilat janë dedikuar për pesë kategoritë, mirëpo të cilat nuk janë ndarë mundë të barten në kategoritë tjera , të shënuara në Konkurs.
Personi për kontakt për informata plotësuese: Arabela Iljaz, arabela.iljaz@mon.gov.mk