Në bazë të nenit 55 paragrafi 1 të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore (“Gazeta zyrtare e RM” nr.58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe 51 /11 dhe “Gazeta zyrtare e RMV-së”nr. 96/19 dhe 110/19), neni 54 paragrafi 10 të Ligjit për Standardin e Nxënësve (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe 248/20) Vendimi për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe shumën e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 195/20 dhe 253/20) dhe Vendimi për shpalljen e konkursit për dhënien e 100 (njëqind) bursave për nxënësit me nevoja të veçanta nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021 nr.19-11893/1 nga 27.10.2020 Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
KONKURS
për dhënien e 100 (njëqind) bursave për nxënës me nevoja të veçanta nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2020/2021 do të ndajë 100 (njëqind) bursa për nxënës me nevoja të veçanta nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtë për bursë kanë kandidatët të cilët mësojnë në shkolla të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
1. të jenë nxënës të rregullt nga viti i I, të cilët gjatë arsimit fillor kanë arritur suksesin mirë;
2. të jenë nxënës të rregullt nga viti II, III dhe IV, të cilët gjatë arsimit të mesëm kanë arritur suksesin mirë;
3. të ketë konstatim dhe mendim për llojin dhe shkallën e pengesës në zhvillimin fizik ose psikik dhe nevojat specifike të lëshuara nga institucion kompetent, në pajtim me Rregulloren për vlerësimin e llojit dhe shkallës së pengesës të personave në zhvillimin mental ose trupor;
4. të mos e kenë përsëritur vitin gjatë arsimit;
5. të mos jenë shfrytëzues të bursës nga ndonjë institucion ose firmë tjetër;
6. të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kriteret për ndarjen e bursave është suksesi i arritur, me çka pikët vlerësohen sipas parimit notë=pikë.
II. MËNYRA, DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE
Nxënësit të cilët plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikim -elektronike dhe bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://konkursi.mon.gov.mk dhe nëse nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë aplikacion në letër (listë evidentuese) dhe dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm pas konkursit në Ministria e Arsimit dhe Shkencës, (Rruga Shën Kirili dhe Metodi 54, Shkup), nga data 27.10.2020 deri më datë 09.11.2020, nga ora 09-15. Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë :
1. Listë evidentuese, vetëm për kandidatët që do të aplikojnë në letër;
2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2020/2021;
3. Fotokopje të dëftesave për vitet e mbaruara më herët të arsimit (kandidatët e vitit të I dorëzojnë dëftesat prej klasës VI-IX);
4. Konstatim dhe mendim për llojin dhe shkallën e pengesës në zhvillimin fizik ose psikik dhe nevojat specifike të lëshuara nga institucioni kompetent, ndërsa në pajtim me Rregulloren për vlerësimin e llojit dhe shkallës së pengesës të personave në zhvillimin mental ose trupor;
5. Deklaratë të nënshkruar nga prindi – kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i bursës tjetër, i publikuar në faqen e internetit të Ministrisë
6. Deklaratë të nënshkruar nga prindi – kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta, i publikuar në ueb faqen e Ministrisë;
7. Deklaratë e nënshkruar nga një prindi-kujdestari për përpunimin e të dhënave personale të kandidatit me të cilën është në pajtim Ministria e Arsimit dhe Shkencës të sigurojë zyrtarisht dokumentet e nevojshme nga institucionet publike me të cilat ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi, të publikuara në faqen e internetit të Ministrisë;
Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim me Rregulloren për formularin e aplikimit për akomodim në konvikt dhe formularin e aplikimit për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 189/16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin:
- Certifikatë të shtetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e punëve të brendshme.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni është i dorëzuar pas afatit.
Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet më datën 21.12.2020 në faqen e internetit të Ministrisë.
.
Të gjithë fituesit e bursave janë të detyruar të nënshkruajnë marrëveshjen e bursës me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës deri më datën 4.12.2020 pas shpalljes së listës. Të gjithë aplikantët të cilët nuk e respektojnë këtë afat, do të konsiderohen si të kishin hequr dorë nga bursa.
IV. SHUMA E BURSËS
Shuma e bursës do të arrijë 2.750,00 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit shkollor.
Personi për kontakt për informata plotësuese: Filiz Nezir Emin, 072 219 986, filiz.nezir@mon.gov.mk