Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / KONKURS për ndarjen e 100 ( njëqind) bursave për nxënës të talentuar - sportist të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021

KONKURS për ndarjen e 100 ( njëqind) bursave për nxënës të talentuar - sportist të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021

 

 

       Në  bazë të nenit  55 paragrafit 1 të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore ( “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe  51/11) dhe Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 96/19 dhe  110/19), neni 54 paragrifi 10 të Ligjit për standard të nxënësve  “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe  248/20), dhe Vendimin për caktimin e numrit të bursistëve dhe shumën e bursave për nxënës të regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollorë 2020/2021 dhe Aktvendimi për shpalljen e Konkursit për ndarjen e 100 ( njëqind)  bursave  për nxënës  të talentuar - sportist të shkollave të mesme publike dhe private  në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021 nr. 19 19-11896/1 te 27.10.2020 ministri i  Arsimit dhe Shkencës shpall

 

 

 

KONKURS

për ndarjen  e 100 ( njëqind) bursave për nxënës të talentuar - sportist të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2020 /2021 ndanë 100 ( njëqind) bursa për nxënës të talentuar - sportist të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut prej të cilëve  15 (pesëmbëdhjetë) për  nxënës të talentuar - sportistë me nevoja të veçanta.  

 

 

 

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS

 

            Të drejtë burse  kanë nxënësit të cilët mësojnë në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut  ndërsa i  plotësojnë kushtet në vazhdim:

            1. të jenë nxënës të rregullt në vitin e I të cilët gjatë dy viteve të fundit kanë fituar së paku dy shpërblime  për vendin e I ose të II në gara ndërkombëtare ose shtetërore nga fusha e sportit të organizuara nga Federatat Nacionale e Sportit që disponojnë Aktvendim për kryerje të veprimtarisë sportive  lëshuar  nga Agjencioni  për Rini dhe Sport; 

 

 

            2. të jenë nxënës të rregullt në vitin e  II, III dhe IV, të cilët gjatë vitit të kaluar kanë fituar çmime për vendin e I ose II në gara ndërkombëtare ose shtetërore nga fusha e sportit të organizuara nga Federatat Nacionale Sportive të cilët disponojnë  Akvendim për kryerje të veprimtarisë sportive  të lëshuar  nga Agjencioni  për Rini dhe Sport; 

 

 

 

 

 

3. të kenë të arritur sukses mesatar së paku  shumë mire  gjatë arsimimit të deritanishëm; 
4.të mos kenë përsëritur vit gjatë arsimimit; 
5. të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose kompani  tjera; 
6. të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut .

 

            Kriter për ndarjen e bursave është  suksesi  i arritur  gjatë shkollimit dhe shpërblimi -et/diploma-at e fituara në gara shtetërore dhe ndërkombëtare

 

Për kriterin shpërblim  /diplomë e fituar në gara shtetërore ose ndërkombëtare edhe atë për vendin e fituar të I ( parë) ose II ( dytë)në gara ndërkombëtare ose shtetërore nga fusha e sportit, pikët përcaktohen varësisht nga lloji i çmimit të fituar edhe atë: vendi i I (parë) i fituar në gara ndërkombëtare vlerësohet me 5 pikë, ndërsa në gara shtetërore me 4 pikë, II( dytë) fituar në gara ndërkombëtare vlerësohet me 4 pikë, ndërsa në gara shtetërore me 3 pikë, përderisa lloji i shpërblimit të fituar vlerësohet me 2 pikë për shpërblimin  e  fituar individual  dhe 1 pikë për shpërblimin  e fituar në  ekip.

Në bazë të përmbushjes së kritereve shpërblim/diplomë e  fituar në gara shtetërore dhe ndërkombëtare gjatë dy viteve të mëparshme shkollore , pikët për nxënësit e vitit të  I llogariten sipas formulës në vazhdim: tipi i shpërblimit+ lloji i shpërblimit) për secilin shpërblim të fituar.

Në bazë të përmbushjes së kritereve shpërblim/diplomë e  fituar në gara shtetërore dhe ndërkombëtare gjatë vitit  të mëparshëm shkollor , pikët për nxënësit e vitit të  II, III dhe IV llogariten sipas formulës në vazhdim  :

Pikët e shpërblimeve të fituara në klasën e VIII dhe IX të arsimit fillor + pikët e fituara në vitin e mëparshëm shkollor në shkollë të mesme përkatësisht (tipi  i shpërblimit+ lloji i shpërblimit) për secilin çmim të fituar.


            Për shpërblimet e fituara në gara shtetërore nga fusha e sportit do të njihen vetëm shpërblimet  e fituara në gara të organizuara nga Federatat Sportive Nacionale të cilët disponojnë Aktvendim për kryerje të veprimtarisë sportive  të lëshuar  nga Agjencioni  për  Rini dhe Sport, ndërsa nuk do të merren parasysh  nga klubet e sporteve, shoqatat etj.

 

II. MËNYRA DHE AFATI I PARAQITJES

 

Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet sipas konkursit  duhet të plotësojnë Fletëparaqitjen elektronike dhe ja bashkangjesin dokumentacionin e nevojshëm në http://konkursi.mon.gov.mk  ndërsa në qoftë se nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike,atëherë plotësojnë Fletëparaqitjen  në letër (listën evidentuese) dhe e dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas Konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ( Rr. Shën Kirili dhe Metodi nr.54, Shkup) nga data 27.10.2020 deri më 09.11.2020, prej ora 09-15.

Dokumentet e nevojshme për dorëzim:

1. Lista evidentuese, vetëm për kandidatët të cilët aplikojnë në formë të letrës;

2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2020/2021;

3. Kopje të Dëftesave  të vërtetuara në noter për vitet paraprake ( kandidatët e vitit të parë dorëzojnë  dëftesat nga klasa e VI - IX);

4. Kopje të diplomave të vërtetuara në noter për shpërblimet e fituara në gara shtetërore dhe / ose gara ndërkombëtare;

5. Deklaratë të nënshkruar nga prindi - kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër  publikuar në ueb faqe;

6. Deklaratë të nënshkruar nga prindi - kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të sakta dhe identike me të dhënat e shënuara në Fletëaplikimin elektronik ;

7. Deklaratë për shfrytëzimin e të dhënave personale të nënshkruar me emër  dhe mbiemër    plotë të prindit-kujdestarit

 

            Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim me Rregulloren për formularin e Kërkesës për akomodim në konvikt për nxënës dhe formularin e Kërkesës për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. бр.189/16 dhe 41/17),do ta sigurojë dokumentin në vazhdim:

            - certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme

 

            Shpërblimet - diplomat  ku nuk është precizuar vendi i fituar në gara shtetërore ose ndërkombëtare, përkatësisht shpërblimet dhe mirënjohjet  për pjesëmarrje në gara pa vend të fituar , shpërblimet - diplomat të cilët nuk janë fituar gjatë dy viteve paraprake shkollore për nxënësit e vitit të I-rë ose gjatë vitit të kaluar shkollor për nxënësit e vitit të II, III dhe IV nuk do të merren parasysh.


              Kandidatët  nuk do    rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar: nuk është i dorëzuar në kohë.

            Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet më 21.11.2020 në ueb faqen e Ministrisë.

            Të gjithë fituesit e bursës  pas shpalljes së listës, ndërsa më së voni deri më 4.12.2020 të nënshkruajnë marrëveshjen për bursë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Të gjithë kandidatët të cilët nuk do të rrespektojnë këtë afat do të konsiderohet  se janë dorërhequr  nga bursa.

 

IV. SHUMA E BURSËS

Shuma e bursës është 2.970,00 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit shkollor.

 

 

Personi për kontakt për informata plotësuese: Filiz Nezir Emin, 072 219 986, filiz.nezir@mon.gov.mk

           

 

 

[ Tuesday, October 27, 2020 ] [ 251 ]

 

Konkursi

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar