Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Konkurs për ndarjen e 100 ( njëqind) bursave për nxënës të talentuar të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021

Konkurs për ndarjen e 100 ( njëqind) bursave për nxënës të talentuar të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021

 

 

 

  bazë të nenit  55 paragrafit 1 të Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore ( “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10 dhe  51/11) dhe Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 96/19 dhe  110/19), nenit 54 paragrafit 10 të Ligjit për standard të nxënësve  “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe  248/20), Vendimin për caktimin e numrit të bursistëve dhe shumën e bursave për nxënës të regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollorë 2020/2021(“ gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 195/20 dhe 253/20)  dhe Aktvendimit  për shpalljen e konkursit për ndarjen e 100 ( njëqind)  bursave  për nxënës  të talentuar të shkollave të mesme publike dhe private  në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021nr.19-11892/1 nga 27.10.2020 ministri i Arsimit dhe Shkencës shpall

 

 

 

 

 

KONKURS

për ndarjen  e 100 ( njëqind) bursave për nxënës të talentuar të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2020/2021

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2020 /2021 ndanë 100 ( njëqind) bursa për nxënës të talentuar të shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut prej të cilëve 90 (nëntëdhjetë) nxënës të talentuar të shkollave publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe 10 (dhjetë) bursa për nxënës të talentuar të shkollave private në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

 

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS

 

            Të drejtë burse  kanë nxënësit të cilët mësojnë në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut  ndërsa i  plotësojnë kushtet në vazhdim:

 

 

1. të jenë nxënës të rregullt në vitin e I, të cilët gjatë dy viteve të mëparshme shkollore kanë fituar së paku dy shpërblime për vendin e I, II ose III në kategori individuale në gara ndërkombëtare ose gara shtetërore nga fusha e shkencës, teknikës, kulturës, artit adekuate për profesionin të cilin e mëson nxënësi në shkollë të mesme (lista e lëndëve të rëndësishëm për profesionin është në shtojcën e Konkursit të publikuar në ueb faqen e Ministrisë;  

2. të jenë nxënës të rregullt në vitin e II, III dhe IV, të cilët gjatë dy viteve të fundit kanë  fituar së paku një shpërblim në kategori individuale për vendin e fituar të I,II ose III në gara ndërkombëtare ose gara shtetërore nga fusha e shkencës, teknikës, kulturës dhe artit adekuat për profesionin të cilin e mëson nxënësi në shkollë të mesme (lista e lëndëve të rëndësishëm për profesionin është në shtojcën e Konkursit të publikuar në ueb faqen e Ministrisë; 

 

3. të ketë arritur sukses të vazhdueshëm të shkëlqyeshëm gjatë arsimimit të deritanishëm ;

4. të mos kenë përsëritur vit gjatë arsimimit; 

5 të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose kompani  tjera; 

6. të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut .

 

Kriter për ndarjen e bursave janë shpërblimet e fituara në kategori individuale  në gara ndërkombëtare ose gara shtetërore.

 

 

 

Për kriterin shpërblim /diplomë e fituar në kategorinë  individuale në gara shtetërore ose ndërkombëtare për nxënësit e viti të I  edhe atë për vendin e fituar të I ( parë) II ( dytë) ose III(tretë) në gara ndërkombëtare ose shtetërore nga fusha e shkencës, teknikës, kulturës dhe artit adekuate për profesionin që e mëson nxënësi në shkollën e mesme , pikët maksimale përcaktohen në mënyrën në vazhdim: , vendi i I (parë) i fituar në gara ndërkombëtare vlerësohet me 5 pikë, ndërsa në gara shtetërore me 4 pikë, vendi i II( dytë) fituar në gara ndërkombëtare vlerësohet me 4 pikë, ndërsa në gara shtetërore me 3 pikë, dhe vendi i III(tretë) i fituar në gara ndërkombëtare vlerësohet me 3 pikë, ndërsa në gara shtetërore vlerësohet me 2 pikë.  

 

Çdo shpërblim dhe diplomë e fituar në kategori individuale në gara ndërkombëtare ose gara shtetërore për nxënës  në fushën  e shkencës, teknikës, kulturës dhe artit, adekuate me profesionin të cilin  e mëson nxënësi në shkollë të mesme vlerësohet me 1 pikë shtesë.

 

 

 

Për shpërblimet e fituara në nivel shtetëror do të njihen vetëm shpërblimet e ndara nga shoqatat e akredituar të mësimdhënësve nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të cilët organizojnë gara për nxënës.

Gara ndërkombëtare nënkupton  garat në mes nxënësve më së paku prej dhjetë shteteve të ndryshme.

 

Nëse paraqiten më shumë kandidat me numër  të njejtë të pikëve, përparësi kanë kandidatët e regjistruar në vitet më të larta dhe shpërblimet e fituara në profesionin në të cilin shkollohet nxënësi.

 

 

II. MËNYRA DHE AFATI I PARASHTRIMIT TË DOKUMENTACIONIT

 

 

            Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet sipas konkursit  duhet të plotësojnë Fletëparaqitjen elektronike dhe ja bashkangjesin dokuementacionin e nevojshëm në http://konkursi.mon.gov.mk  ndërsa në qoftë se nuk kanë mundësi të aplikojnë në mënyrë elektronike, plotësojnë Fletëparaqitje në letër (listën evidentuese) dhe e dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm sipas Konkursit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës ( Rr. Shën Kirili dhe Metodi nr.54, Shkup) nga data 27.10.2020 deri më 9.11.2020, prej ora 09-15.

Dokumentet e nevojshme për dorëzim:

 

 

1. Listë evidentuese, vetëm për kandidatët të cilët aplikojnë në formë të letrës;

2. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2020/2021;

3. Kopje të Dëftesave  të vërtetuara në noter për vitet paraprake ( kandidatët e vitit të parë dorëzojnë  dëftesat nga klasa e VI - IX);

4. Kopje të diplomave të vërtetuara në noter për shpërblimet e fituara në gara shtetërore dhe / ose gara ndërkombëtare;

5. Dëshmi për karakterin ndërkombëtar të garës;

6. Deklaratë të nënshkruar nga prindi - kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër  publikuar në ueb faqe;

7. Deklaratë të nënshkruar nga prindi - kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të sakta dhe identike me të dhënat e shënuara në Fletëaplikimin elektronik ;

8. Deklaratë të nënshkruar nga prindi - kujdestari për përpunimin e të dhënave personale të kandidatit dhe familjes së ngushtë ( prind-kujdestar, vëllezër, motra) me të cilën pajtohet që Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht të sigurojë dokumentacionin e nevojshëm nga institucionet publike me të cilët kanë të lidhur marrëveshje për bashkëpunim, të publikuar në ueb faqen e Ministrisë;

 

            Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim me Rregulloren për formularin e Kërkesës për akomodim në konvikt për nxënës dhe formularin e Kërkesës për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm (“ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. бр.189/16 dhe 41/17),do të sigurojë dokumentin në vazhdim:

- certifikatën e shtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme

           

              Kandidatët  nuk do    rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar: nuk është i dorëzuar në kohë.

 

Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet më 21.11.2020 në ueb faqen e Ministrisë.

 

Të gjithë fituesit e bursës  pas shpalljes së listës, ndërsa më së voni deri më 4.12.2020 të nënshkruajnë marrëveshjen për bursë me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Të gjithë kandidatët të cilët nuk do të rrespektojnë këtë afat do të konsiderohet  se janë dorërhequr  nga bursa.

 

III. SHUMA E BURSËS

Shuma e bursës është 2.970,00 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit shkollor.

 

 Personi për kontakt për informata plotësuese: Filiz Nezir Emin, 072 219 986, filiz.nezir@mon.gov.mk

                               

 

[ Tuesday, October 27, 2020 ] [ 487 ]

 

Konkursi

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar