Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se në rrjedhë është thirrje publike që studentët të marrin pjesë në realizimin e programit për sigurimin e tutorëve të nxënësve në shkollat fillore.
Programi parasheh sigurimin e orëve plotësuese falas për nxënësit në lëndët që janë pjesë e planit mësimor për arsimin fillor, me qëllim të sigurojë mbështetje plotësuese në zotërimin e materies mësimore.
Thirrja për pjesëmarrje në programin u dedikohet studentëve të rregullt që dëshirojnë vullnetarisht të mësojnë nxënës sipas programit të mësimdhënësit përgjegjës për paralelen përkatëse të shkollës fillore.
Programin për sigurimin e tutorit të nxënësve ku janë të shënuara të gjitha kushtet dhe kriteret për pjesëmarrje mund të shikohet në linkun.
Aplikimi bëhet përmes portalit www.konkursi.mon.gov.mk, ku njëherazi kohë është publikuar edhe udhëzuesi për paraqitje, si dhe fletëparaqitja për pjesëmarrje në programin.
Thirrje publike për studentët që të sigurojnë tutori për nxënësit e shkollave fillore
[ Friday, October 23, 2020 ] [ 206 ]