Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska: Me dialog social planifikohen profilet e reja në arsimin e mesëm profesional

Carovska: Me dialog social planifikohen profilet e reja në arsimin e mesëm profesional

 

Me dialog social në nivelin lokal e planifikojmë hapjen e profileve të reja në shkollat e mesme profesionale, të cilat mund të përgjigjen në nevojat e tregut të punës.

 

Këtë e deklaroi ministrja e Arsimit Milla Carovska, e cila sot ishte në vizitë në shkollat e mesme profesionale dhe kompanitë në Kavadar dhe Veles, ku mësimi praktik zhvillohet sipas modelit gjerman.

 

“Shumë është e rëndësishme profilet në shkollat profesionale të planifikohen sipas nevojave reale të kompanive. Në këtë mënyrë, do të sigurojmë punësim më të lehtë dhe punë produktive ”, tha Carovska.

 

 

Carovska theksoi se arsimi dual është mënyrë e suksesshme për ndërtimin e aftësive të nevojshme në tregun e punës. Pas përfundimit të pandemisë, te kompanitë do të bëhet më e theksueshme mungesa e kuadrit profesional, ndërsa të rinjtë të përfshirë në arsimin dual do të kenë rrugë më të shkurtër drejt punësimit. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë për të rinjtë është të ndërtojmë një sistem që do t`i ndihmojë ata të zhvillojnë aftësitë e tyre praktike, ta kenë më të lehtë të punësohen dhe të realizojnë ambiciet e tyre.

 

 

Në programin për arsim dual janë përfshirë e mbështetur nga Oda Ekonomike Gjermane janë të përfshira 7 shkolla nga 7 komuna dhe 12 kompani.

 

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar