Nga fillimi i vitit shkollor, numri i nxënësve që e ndjekin mësimin online është rritur rreth 10%. Brenda javës rreth 80% të nxënësve në shkollat e mesme dhe fillore u përfshinë me sukses në mësimin online, ndërsa kjo përqindje nga fillimi i vitit vazhdimisht rritet.
Nxënësit tjerë dhe mësimdhënësit në arsimin fillor dhe të mesëm, paraqitën se kanë vështirësi gjatë kyçjes në mësimin online, ndërsa si arsye më e zakonshme e theksojnë lidhjen e dobët të internetit ose mungesa e pajisjeve.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës është në koordinim me Kryetarët e Komunave, Vetëqeverisjet lokale dhe Drejtorët e shkollave dhe po punohet për të tejkaluar këto sfida.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se modeli për mësimin online u tregua funksional dhe i suksesshëm, ndërsa mësimdhënësit dhe nxënësit janë të kënaqur me atë se si po zhvillohet mësimi në distancë. U bëjmë thirrje të gjithë atyre që e bojkotojnë mësimin se çdo ditë e humbur e të mësuarit është në dëm të drejtpërdrejtë të fëmijëve.
Të gjithë nxënësit duhet ta fillojnë vitin shkollor dhe gjëja më e rëndësishme është që procesi arsimor të vazhdojë.
MASH-i informon edhe se mbi 98% e nxënësve nga klasa e 1-3 e ndjekin mësimin me prani fizike në shkollat, ndërsa diçka më pak se 2 përqind mësojnë në distancë.
Për nxënësit që nuk kanë pajisje për mësim online, ndërsa përsëri duhet të mësojnë në distancë me sukses transmetohet 15 minuta në televizion përmes Radio Televizionit Kombëtar.
Gjithashtu, mësimdhënësit janë të detyruar të ju shtypin materiale dhe rregullisht t`u dorëzojnë, por edhe të jenë në komunikim të vazhdueshëm me ta dhe familjet e tyre, që ta ndjekin zotërimin e materialit mësimor.