Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, sot duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarit a do të sanksionohet mosrespektimi i vendimit për mësim online në Dibër, tha se vendimet e Qeverisë janë të qarta dhe ato duhet të respektohen.
"Vendimet e qeverisë janë në interes të mbrojtjes së shëndetit publik dhe sigurisht se do të ketë sanksione nëse nuk respektohen këto vendime," deklaroi Carovska.
Ministrja njoftoi se do të duhet të mbahen orë shtesë të mësimit për shkak të bojkotit të saj, nëse vazhdon të rritet humbja e orëve.
“Deri më tani kanë humbur vetëm dy ditë dhe këto janë orët e para të kujdestarisë dhe nuk kemi bojkot të plotë, por bëhet fjalë për raste individuale, por nëse paraqiten mangësi do të flasim me Byronë për Zhvillimin e Arsimit për t’i kompensuar këto orë gjatë verës.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës thekson se mosrespektimi i vendimeve të qeverisë në kohë të pandemisë rrezikon shëndetin publik, ndërsa bojkoti i mësimit do të ketë një ndikim negativ në zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve.
MASH-i u bën thirrje prindërve, mësimdhënësve dhe nxënësve për bashkëpunim maksimal dhe respektim të protokolleve dhe masave për mbrojtje nga pandemia.
Carovska: Vendimet e qeverisë për mësim online e mbrojnë shëndetin publik dhe duhet të respektohen
[ Saturday, October 3, 2020 ] [ 95 ]