Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Thirrje për ndarjen e mbështetjes financiare për studentët për mbulimin e një pjesë të shpenzimeve gjatë studimit

Thirrje për ndarjen e mbështetjes financiare për studentët për mbulimin e një pjesë të shpenzimeve gjatë studimit

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se në rrjedhë është thirrja për ndarjen e mbështetjes financiare të njëhershme për studentët për të paguar një pjesë të participimit në shpenzimet për studime, pjesë nga shpenzimet për akomodim në konvikt të studentëve, respektivisht të shpenzimeve për akomodim privat.

 

Të drejtë aplikimi për një nga opsionet e ofertave kanë të gjithë studentët, arsimi i së cilës financohet nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe janë pjesë e familjeve sociale me të ardhura të ulëta. Shuma e kompensimit financiar të njëhershëm është deri në 6000 denarë.

 

Aplikimi bëhet në dy mënyra, në mënyrë elektronike ose drejtpërdrejtë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Hapi i parë në procesin e aplikimit është regjistrimi i kandidatëve në platformën www.digitalizirajse.mon.gov.mk, ku zgjidhet mënyra në të cilën do të dorëzohen dokumentet e nevojshme dhe formularët  (të bashkëngjitur në platformën e treguar).

 

Më shumë informacione rreth kushteve, kritereve, dokumenteve dhe afateve për aplikim janë shënuar në Dekret me fuqi ligjore të miratuar për realilzimin e kësaj mase për mbështetjen e studentëve, e cila është publikuar në linkun - http://mon.gov.mk/stored/document/ Dekret_për_participim.pdf.

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

 

[ Friday, October 2, 2020 ] [ 1151 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar