Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska dhe Arifi në vizitë në një shkolle në Tetovë; gjëja më e rëndësishme është që të gjithë të bashkëpunojmë që të kemi një vit të suskesshëm

Carovska dhe Arifi në vizitë në një shkolle në Tetovë; gjëja më e rëndësishme është që të gjithë të bashkëpunojmë që të kemi një vit të suskesshëm

 

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, zëvendës- ministri Arafat Shabani dhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot vizituan shkollën fillore komunale “ Kirili dhe Metodi” në Tetovë, ku mësimi prej klasës së parë deri në të tretën do të realizohet me prani fizike, ndërsa klasat tjera mësimin do ta ndjekin nga distanca.

“ Nëse së bashku përballemi me sfidat , ato më lehtë do t′i tejkalojmë. Kjo dëshmohet edhe në shkollën “ Kirili dhe Metodi” ku bashkëpunimi i vetëqeverisjes lokale dhe shkollës si dhe angazhimi i plotë i mësimdhënësve rezulton në gatishmëri për fillimin e vitit shkollor në të dy mënyrat.

 

Pamë se masat dhe protokollet respektohen për realizimin e sigurt të mësimit , janë shënuar shtigjet, janë furnizuar termometrat ndërsa bangat janë vendosur sipas distancës së kërkuar. Mësimdhënësit janë kyçur në testimin e Platformës online” theksoi ministrja Carovska.

 

Kryetarja e komunës Teuta Arifi theksoi se bashkëpunimi në të gjitha nivelet do të jetë kyç  për realizimin e mësimit në kushte pandemie.

 

“ Të gjithë jemi të vetëdijshëm se kjo është një periudhë e  ndjeshme dhe se ky vit shkollor nuk ngjan me vitet e  tjera. Të gjithë duhet të jemi solidarë dhe mirëkuptues  në këtë proces” theksoi Arifi, duke Ju falemnderuar për renovimin  e çatisë së shkollës, renovim i realizuar  me mjetet e MASH-it.

 

Në një periudhë jashtëzakonisht të shkurtër MASH, Fakulteti i shkencave të  informatikës dhe inxhinierisë  informatike , komunat dhe shkollat vendosin sistem të ndërlikuar për mësim online, ndërsa ministrja Carovska theksoi se në fazën e testimit i  cili është në rrjedhë të gjitha sfidat detektohen dhe tejkalohen.

Pikërisht për këtë të gjithë ata që do të përfshihen në këtë proces, sëbashku me prindërit dhe nxënësit duhet të japin mbështetje dhe të tregojnë mirëkuptim me qëllim të realizimit të mësimit cilësor edhe në kushte pandemie.

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar