Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dje në mbrëmje i votoi ndryshimet e Ligjeve për arsim të mesëm dhe fillor me të cilat sigurohet organizimi i pandërprerë i mësimit në shtetin tonë edhe gjatë kohës së rrethanave të jashtëzakonshme, siç është rasti me pandeminë Kovid-19. Ajo çka është e rëndësishme të theksohet është se me ndryshimet e ligjeve, për herë të pare në shtetin tonë, mundësohen përjashtime nga procesi edukativo-arsimor i rregullt dhe atë në më tepër raste: në kushte kur ka gjendje të krizës së përcaktuar, shpallja e epidemisë, respektivisht pandemi, zjarre, vërshime, ose ose fatkeqësi natyrore të tjera të mëdha.
Me ndryshimet ligjore bëhen përjashtime në lidhje të fillimit dhe mbarimit të vitit shkollor gjatë rrethanave të jashtëzakonshme në mënyrë që viti shkollor mundet të fillojë dhe të mbarojë edhe në kohë të ndryshme nga koha kur zakonisht fillon viti shkollor, për të cilën do të vendosë Qeveria.
Në kushte të jashtëzakonshme, me këto ndryshime ligjore, mësimi në shkollën fillore dhe të mesme do të mund të organizohet me praninë fizike të nxënësve, ose në distance me zbatim të mjeteve për komunikim elektronik.
Sipas ndryshimeve të ligjeve, organizimi i mësimit me prani fizike të nxënësve do të jetë i mundur vetëm nëse kriteret dhe kushtet plotësohen në pajtim me protokollet dhe planin për mbajtje të mësimit për shkollat fillore dhe të mesme, të miratuar nga Qeveria.
Ndryshimet e të dy ligjeve parashikojnë që ora mësimore të zgjasë më pak se 40 minuta, për shkak të mbrojtjes më të madhe të nxënësve që do të ndjekin mësim me prani fizike. Me ndryshimet ligjore parashikohet edhe mundësia për shkurtimin e ditëve të mësimit në vitin shkollor nga 180 deri në 100.
Ndryshimet e ligjeve ishin të përgatitura në bazë të studimeve nga organizatat ndërkombëtare siç janë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Fondi për fëmijë pranë Kombeve të Bashkuara (UNICEF), Fondacioni ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (IFCR) dhe kërkimet me KOVID-19. Studimet e kryrera në bazë të të dhënave statistikore, e potencojnë rënëdësinë e epidemiologjisë lokale gjatë vendosjes së mësimit me prani fizike, por gjithashtu dhe zbatimin e përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshme të masave për parandalimin nga KOVID-19 në shkollat. Për fillim të suskesshëm të vitit shkollor Qeveria tashmë i ka miratuar Protokollet dhe Planin sipas të cilave në rrjedhë janë përgatitjet në shkollat fillore dhe të mesme për fillimin e mësimit nga një tetori të këtij viti.