Ministria e Arsimit dhe Shkencës
shpall
THIRRJE PUBLIKE
për zgjedhjen e modelit ideor për logo, foto të kopertinës dhe emrin zyrtar
- Platforma kombëtare e mësimit në distancë
Digjitalizimi i sistemit arsimor kombëtar në Republikën e Maqedonisë Veriore është përparësi e pozicionuar lartë në programin e punës së Qeverisë dhe institucioneve kompetente në këtë fushë.
Ky proces icili është intensifikuar sidomos në muajt e fundit për shkak të nevojës për ndërhyrje dhe përpjekjeve shtesë për të organizuar arsim formal të pandërprerë të nxënësve në rrethana të jashtëzakonshme dhe kushte jo të përshtatshme të imponuara nga shfaqja e pandemisë me Covid 19.
Në këtë drejtim, Plani për fillimin e vitit shkollor 2020/2021 parashikon zhvillimin e Platformës Kombëtare të Unifikuar për Mësimin në Distancë e cila duhet t`u mundësojë nxënësve dhe mësimëdhënësve të marrin pjesë në mësimin në distancë, në mënyrë që të zhvillojnë dhe përvetësojnë materialin e dhënë në programet mësimore për të gjitha klasat në arsimin fillor dhe të mesëm, duke ruajtur komunikimin e dyanshëm në mënyrë të thjeshtë dhe të pranueshme për të gjithë.
Platforma kombëtare e mësimit në distancë është zhvilluar dhe aprovuar nga publiku i gjerë, dhe mendimi pozitiv i atyre për të cilët do të synohet kryesisht është veçanërisht i rëndësishëm. "Sfida" tjetër është zgjedhja e modelit ideor për logon, foton e kopertinës dhe emrin zyrtar të platformës, për të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës ju drejtohet dhe do të vlerësojë veçanërisht mbështetjen e nxënësve , si përdoruesit më të mëdhenj të saj.
Për këtë qëllim, ne po shpallim këtë thirrje publike, nën moton "Nga nxënësit , për nxënësit ".
Thirrja ka për qëllim që nxënësit nga shkollat fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të cilët mund të krijojnë dhe ofrojnë model ideor për logo, foto të kopertinës dhe emrin zyrtar të platformës, individualisht ose në grupe deri në katër nxënës.
Secili nxënës , ose një grup nxënësish mund të marrin pjesë në thirrje duke paraqitur një ose më së shumti tre zgjidhje ideore. Zgjidhjet ideore dorëzohen në adresën e e-mail –it nacionalnaplatforma@mon.gov.mk, deri më datën 22 shtator 2020 ora (16:00). Përveç modelit ideor, është e nevojshme të jepni informacione rreth kreatorit / kreatorëve - emrin ,mbiemrin, klasën, shkollën , komunën dhe numrin e telefonit kontaktues.
Kërkesat themelore teknike:
Dizajnimi i logos grafike dhe fotografia e kopertinës
Logoja duhet të jetë në format vektorial
Fotoja e kopertinës duhet të jetë me cilësi të lartë minimale 10MP
Punimi i pavarur i autorëve të të gjithë elementeve - nëse përdoren elementë shtesë, ato duhet të paraqiten si elemente të veçanta grafike .
Formatet grafike të rekomanduara: .ai, .png;
Rezolutat e rekomanduara të prezantimit të logos:
250px x 150px
350px x 75px
400px x 100px
160px x 160px
Aplikimet e arritura do të shqyrtohen nga Komision i veçantë i formuar për këtë qëllim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dhe 5 zgjidhjet më të mira do të postohen në faqen zyrtare të Platformës Kombëtare për mësimin në distancë të votimit publik nga ana e nxënësve.
Modeli ideor (logoja, fotoja e kopertinës dhe emri i platformës) me numrin më të lartë të votave të fituara nganxënësit , do të zgjidhet zyrtarisht, , ndërsa autori / autorët do të marrin çmim të përshtatshëm të siguruar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe UNICEF.
Ne fuqishëm besojmë në potencialin krijues të të rinjve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në dëshirën dhe gatishmërinë e tyre, së bashku me institucionet e sistemit për të marrë pjesë në krijimin e asaj që u dedikohet atyre. Ne jemi të sigurt se fryma e e shprehur garuese edhe kësaj here do të inkurajojë inovacionin dhe nxënësit do të ndihmojnë në zgjedhjen e modelit ideor më të mirë për logon dhe emrin e Platformës Kombëtare të vetme të mësimit në distancë.
Çdo ide ia vlen!