Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska u takua me nxënësit dhe prindërit e shkollave të mesme: Ofrojmë model të kombinuar për fillimin e mësimit

Carovska u takua me nxënësit dhe prindërit e shkollave të mesme: Ofrojmë model të kombinuar për fillimin e mësimit

 

Carovska u takua me nxënësit dhe prindërit e shkollave të mesme: Ofrojmë model të kombinuar për fillimin e  mësimit

 

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot në dy takime të ndara u takua me përfaqësuesit e Unionit të  nxënësve  të shkollave të mesme që kërkojnë mësim të kombinuar,

Në takimin punues  ministrja theksoi se Qeveria ofron model të kombinuar për fillimin e vitit shkollor dhe kudo që janë  plotësuar  kushtet sipas protokolleve të cilët tanimë janë   miratuar, mësimi do të mundë  të fillojë me prezencë fizike në shkolla, varësisht nga klasa dhe mosha e fëmijëve. Për këtë qëllim,është formuar  Komision nga  Qeveria  i cili vlerëson  se vallë janë plotësuar kushtet në shkollë.

 

Carovska theksoi se ato objekte që nuk janë në gjendje të plotësojnë  protokollet, viti shkollor do të fillojë online, me ç`rast në mënyrë të përshpejtuar   po përpilohet  platformë e vetme kombëtare. Në këto shkolla, me prezencë  fizike mësimin do të ndjekin vetëm fëmijët nga klasa e parë deri në të tretën , por gjithashtu edhe  atyre u jepet e drejta e përzgjedhjes, për të cilën prindërit do të duhet të deklarohen me shkrim.

 

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës theksoi se është e vetëdijshme që çdo mësimëdhënës nxënës,  prind ka dëshirat dhe mendimet e veta se si duhet të duket mësimi, por duhet të gjendet një ekuilibër midis mbrojtjes së shëndetit publik dhe të mësuarit .Carovska tha se me përpjekje të përbashkëta është e sigurt që do të përmbyllin  me sukses këtë vit shkollor.

 

 Në takim, nxënësit e shkollave të mesme kërkuan të përfshihen si partner të  barabartë në të gjitha politikat që kanë të bëjnë me të rinjtë dhe nxënësit  . Në takim u arrit marrëveshje  përbashkët se bashkëpunimi  dhe dialogu do të vazhdojë në mes nxënësve të shkollave të mesme, mësimëdhënësve , prindërve , Ministrisë së  Arsimit dhe Shkencës dhe institucioneve të tjera, me qëllim që të arrihet  zgjidhje  më e mirë mësimore dhe procese arsimore në kushte kur vendi po përballet me pandemi.

 

 

Përfaqësuesit e Iniciativës së  prindërve shprehën kënaqësinë se Qeveria ofron model të kombinuar për fillimin e vitit shkollor 2020/2021.

 

[ Monday, August 31, 2020 ] [ 153 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/15/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar