Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Carovska ministre e re e Arsimit dhe Shkencës - prioritet kryesor është që të fillojmë vitin e ri shkollor, si dhe të krijojmë arsim me të cilin do të krenohemi

Carovska ministre e re e Arsimit dhe Shkencës - prioritet kryesor është që të fillojmë vitin e ri shkollor, si dhe të krijojmë arsim me të cilin do të krenohemi

 

Carovska ministre e re e Arsimit dhe Shkencës - prioritet kryesor është që të fillojmë vitin e ri shkollor, si dhe të krijojmë arsim me të cilin do të krenohemi

 

Ministrja e re e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot mori detyrën nga ministri i deritanishëm Arbër Ademi i cili udhëhoqi  me këtë dikaster. Në pranim dorëzimin e detyrës  që u zhvillua në një atmosferë pune dhe miqësore, Carovska dhe Ademi diskutuan  për proceset aktuale në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si dhe për planet dhe sfidat e ardhshme. Ata gjithashtu iu referuan bashkëpunimit të ndërsjellë dhe të sinqertë në periudhën e fundit  veçanërisht në pjesën e krijimit të arsimit gjithëpërfshirës, përforcimin e shkollave të mesme profesionale dhe pilotimit të arsimit dual.

 

Carovska theksoi në takim se përparësia e saj kryesore dhe në të njëjtën kohë  një përparësi e Qeverisë së re është fillimi i vitit të ri shkollor 2020/2021 në kushte kur vendi po përballet me pandemin e KOVID-19 në përmasa globale.

 

Në takimin me Ademin Carovska tha se qëndrimi i Qeverisë së re është që viti i ri shkollor të fillojë me 1 tetor me një model të kombinuar mësimi. Për këtë qëllim, protokollet për të mësuar me prani fizike tashmë janë përgatitur dhe miratuar  kurse në përpilim është platforma e vetme kombëtare për mësimin në distancë.

 

Ministrja e re e Arsimit dhe Shkencës theksoi se ajo është e vetëdijshme që çdo mësimdhënës, nxënës, prind ka dëshirat dhe mendimet e veta se si duhet të duket mësimi, por se duhet të bëhet një ekuilibër midis mbrojtjes së shëndetit publik dhe mësimit.

 

Carovska u shpreh se është e sigurt se me përpjekje të përbashkëta me sukses do ta përmbyllim këtë vit shkollor.

 

Në takimin punues me Ademin, ministrja e re Carovska paralajmëroi përparësit dhe qëllimet e saja për mandatin katërvjeçar. Ndër qëllimet kryesore janë reformat thelbësore në arsimin fillor, përforcimin e shkollave të mesme profesionale, përmirësimin notave në testimet ndërkombëtare, që do të bëhen krenaria jonë kombëtare si dhe rikthimin e dinjitetit të mësimdhënësve arsimor si dhe motivimin e tyre personal. Me secilin prej jush planifikoj personalisht të takohemi njoftohemi dhe të flasim. 

 

Carovska në funksionin e ministres së Arsimit dhe Shkencës vjen nga funksioni i zëvendëskryeministres për Çështje Ekonomike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, funksion të cilin e ushtroi nga fillimi i vitit. Ministrja Carovska gjithashtu ka kryer funksionin e ministres për Punë dhe Politikë Sociale e cila në një periudhë prej tre viteve jo të plota arriti të bëjë një transformim të tërësishëm  të sistemit për mbrojten sociale të fëmijëve, si dhe të strehojë të gjithë fëmijët nga institucionet në shtëpi me grupe më të vogla.

 

 

 

 

 

 

 

 

[ Monday, August 31, 2020 ] [ 180 ]

 

Lajme dhe Ngjarje

Kumtesë
4/25/2024
Back to top
Close Offcanvas Sidebar