Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / Thirrje publike për dorëzimin e kërkesave për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj për arsimin fillor nëntëvjeçar

Thirrje publike për dorëzimin e kërkesave për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj për arsimin fillor nëntëvjeçar

 

Në bazë të nenit 18 paragrafit (1) dhe nenit 19 paragrafit 16 të Ligjit për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 3/25 dhe 74/25) MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS - Shërbimi Pedagogjik, shpall

 

Thirrje publike

për dorëzimin e kërkesave për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj për arsimin fillor nëntëvjeçar

 

Lënda e thirrjes publike:

I. Dorëzimi i kërkesave për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj në arsimin fillor, për lëndëн mësimore në vazhdim:

1. Gjuhë italiane (gjuhë e dytë e huaj) për klasën VII të arsimit fillor nëntëvjeçar.

Kërkesa për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj nga pika I. e kësaj Thirrje Publike, mund të paraqitet botues nga një vend tjetër në të cilin është i regjistruar për veprimtari botuese, përmes përfaqësuesit ligjor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me më së shumti një tekst shkollor për klasë për një lëndë mësimore të gjuhës së huaj.

II. Kërkesë me dokumentacionin e nevojshëm:

Përfaqësuesi ligjor i botuesit të huaj në Shërbimin Pedagogjik duhet të dorëzojë:

1. Kërkesë për miratimin e tekstit shkollor të gjuhës së huaj për secilën klasë individualisht;

2. Emrin e botuesit të huaj dhe përfaqësuesit ligjor të botuesit të huaj;

3. Dëshmi për veprimtarinë botues të regjistruar të përfaqësuesit ligjor të botuesit të huaj nga Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë së Veriut, jo më i vjetër se tre muaj;

4. Deklaratë nga botuesi i huaj se është i regjistruar për veprimtari botuese, të regjistruar në noter dhe të përkthyer nga përkthyes i autorizuar gjyqësor;

5. Nëse vendi në të cilin është i regjistruar botuesi i huaj nuk i lëshon dokumentet e specifikuara në këtë thirrje publike, Shërbimi Pedagogjik pranon deklaratë që botuesi i huaj e verifikon tek autoritet kompetent në vendin në të cilin është i regjistruar;

6. Autorizim për përfaqësimin e përfaqësuesit ligjor në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga botuesi i huaj, i vërtetuar në noter dhe i përkthyer nga përkthyes i autorizuar gjyqësor;

7. Marrëveshje e lidhur në vendin e botuesit të huaj, ndërmjet përfaqësuesit të autorizuar ligjor dhe botuesit të huaj se teksti shkollor i miratuar do të sigurohet dhe shpërndahet deri në vlefshmërinë e Aktvendimit nga neni 19 paragrafi (10) i Ligjit për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm, të vërtetuar në noter dhe përkthyer nga përkthyes i autorizuar gjyqësor;

8. Pesë ekzemplarë të tekstit shkollor të gjuhës së huaj, në formë të shtypur dhe një ekzemplarë në formë elektronike, pa materiale shtesë pune. Detyrimet e përfaqësuesit ligjor të botuesit të huaj përcaktohen në nenin 21 të Ligjit për Tekstet Shkollore në Arsimin Fillor dhe të Mesëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 3/25 dhe 74/25).

III. Afati për dorëzimin e kërkesave për miratimin e tekstit shkollor në gjuhë të huaj:

Afati për dorëzimin e kërkesave për miratimin e teksteve shkollore në gjuhë të huaj është 25.08.2025.

Botuesit e huaj të interesuar dhe përfaqësuesit ligjorë të botuesve të huaj programet mësimore dhe Konceptin për përgatitjen e tekstit shkollor mund t`a shkarkojnë nga ueb-faqja e Byrosë për Zhvillimin e Arsimit www.bro.gov.mk

Kërkesat të cilat nuk do të dorëzohen brenda afatit të përcaktuar dhe të cilat në shtojcë nuk kanë dokumentacion të plotë nga pika II. e kësaj Thirrjeje Publike nuk do të shqyrtohen.

Kërkesat për miratimin e tekstit shkollor në gjuhë të huaj të dorëzohen në adresën e mëposhtme: MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS - SHËRBIMI PEDAGOGJIK Bul. "Shën Kirili dhe Metodi" nr. 54, Shkup.

[ Wednesday, August 13, 2025 ] [ 1 ]

 

Konkursi


7/30/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar