Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Shkolla në fshatin Ognjancë në komunën e Petrovecit do të bëhet me sallë të re sportive

Shkolla në fshatin Ognjancë në komunën e Petrovecit do të bëhet me sallë të re sportive

 

Shkolla në fshatin Ognjancë në komunën e Petrovecit do të bëhet me sallë të re sportive

 

Në kuadër të Shkollës Fillore Periferike „Koço Racin“ në fshatin Ogjancë, komuna e Petrovecit, është duke u ndërtuar sallë sportive e cila pritet të përfundojë deri në fillimin e vitit të ri shkollor. Objekti do të ofrojë kushte moderne për orët e edukatës fizike, ndërsa do të mund të shfrytëzohet edhe nga komuniteti lokal për sport dhe rekreacion.

Sot, Kryeministri Hristijan Mickoski, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska dhe kryetari i komunës Borçe Mitevski i mbikqyrën punimet ndërtimore. Ata shprehën kënaqësi për ecurinë e realizimit dhe theksuan se investimet në infrastrukturën arsimore mbeten prioritet, duke pasur parasysh se ato janë një nga kushtet kyçe për cilësinë e procesit edukativo-arsimor.

Komuna investon 19 milionë denarë në sallën sportive shkollore, ndërsa gjysma e shunës është siguruar përmes kursimeve nga mjetet që Ministria e Arsimit dhe Shkencës ua transferon vetëqeverisjeve lokale.

 

Lajme dhe Ngjarje

Back to top
Close Offcanvas Sidebar