Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Thirrje për Propozime – CERIC-ERIC, vjeshta 2025

Thirrje për Propozime – CERIC-ERIC, vjeshta 2025

 

Konsorciumi i Evropës Qendrore për Infrastrukturë Kërkimore (CERIC-ERIC) fton studiues nga e gjithë bota të aplikojnë për qasje të koordinuar në mbi 60 instrumente dhe laboratorë për mbështetje, të disponueshme për kërkime në fushën e materialeve, biomaterialeve dhe nanoteknologjisë.

 

CERIC ofron:

• Akses në instrumente të shumta përmes një aplikacioni

• Mbështetje për lëvizshmërinë për përdoruesit e zgjedhur

 

Si të aplikoni:

Parashtroni propozimin tuaj përmes platformës Virtual Unified Office (VUO):

🔗 Parashtro propozim të ri në CERIC

 

Afatet e fundit:

 

1 shtator 2025 – 17:00 (CEST): Vlerësim i hershëm (rekomandohet për të marrë informata kthyese dhe të përmirësoni propozimin)

 

1 tetor 2025 – 17:00 (CEST): Parashtrim përfundimtar (rekomandohet vetëm për përdorues me përvojë që janë të njohur me të gjitha teknikat e kërkuara)

 

Për më shumë informata dhe udhëzime, vizitoni platformën e lartëpërmendur – VUO.

 

Lajme dhe Ngjarje


8/6/2025

8/5/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar