Në bazë të nenit 55 paragrafit 1 të Ligjit për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 58/00, 44/02, 82/08, 167/10, 51/11, 167/ 10, 51/11 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" 96/19, 110/19 dhe 121/24), nenit 12-a nga Ligji për Akademinë e Sportit ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 115/14, 129/15, 146/15, 30/16, 142/16 dhe 64/18), ndërsa konform Rregullores për mënyrën dhe kriteret e veçanta për ndarjen e bursës mujore për nxënësit në akademinë e sportit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 191/15 dhe 204/24), Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
KONKURS për ndarjen e bursave për nxënës në SHMSH „Akademia e Sportit” për vitin shkollor 2025/2026
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2025/2026 do të ndajë bursa për nxënësit e regjistruar në SHMSH „Akademia e Sportit” në Republikën e Maqedonisë së Veriut
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtë burse kanë nxënësit të regjistruar në SHMSH „Akademia e Sportit” në Republikën e Maqedonisë së Veriut ndërsa i plotësojnë kushtet në vijim:
1.Të jenë nxënës të rregullt në Akademinë e Sportit viti II, III dhe IV; 2. Gjatë vitit të kaluar të kenë arritur sukses të përgjitshëm shumë mirë 4,00 (katër) dhe shkëlqyeshëm 5 (pesë) nga lënda zgjedhore - stërvitje nga sporti i zgjedhur në fund të vitit shkollor; 3. Të mos kenë përsëritur vit gjatë arsimimit; 4. Të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose kompani tjera; 5. Të jenë nënshtetas të Republikën e Maqedonisë së Veriut.
II. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT
Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet sipas konkursit plotësojnë Fletëparaqitjen elektronike dhe e bashkangjesin dokuementacionin e nevojshëm në https://e-uslugi.mon.gov.mk prej më 03.10.2025 deri më 20.10.2025. III. DOKUMENTET E NEVOJSHME
Dokumentet e nevojshme që duhet t`i bashkëngjiten aplikacionit elektronik: 1. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2025/2026 të lëshuar nga SHMSH „Akademia e Sportit”. 2. Dëftesa për mbarimin e vitit paraprak të shkollimit. 5. Kopje të llogarisë personale rrjedhëse.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës nga Ministria e Punëve të Brendshme zyrtarisht do të sigurojë certifikatën e nënshtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
IV. LARTËSIA E BURSËS
Lartësia e bursës është 3500 denarë në muaj për nëntë muaj gjatë vitit shkollor. Lista e nxënësve që do të jenë përfitues të bursës do të publikohet mësëvoni 20.11.2025 në faqen mon.gov.mk dhe në SHMSH „Akademia e Sportit”. Të gjithë kandidatët do të marrin aktvendime në lidhje me statusin e aplikacioneve të parashtruara në profilet e tyre elektronike në http://e-uslugi.mon.gov.mk .
Nxënësit që do të jenë të pakënaqur me rezultatet e konkursit kanë të drejtë ankimimi pranë Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative, procedurë lidhur me marrëdhëniet e punës dhe mbikëqyrje inspektuese në shkallën e dytë, i cili dorëzohet përmes përfaqësuesit ligjor nëse nxënësi është i mitur. Përndryshe, ankimi do të konsiderohet i parregullt. |
Konkurs për ndarjen e bursave për nxënës në SHMSH „Akademia e Sportit” për vitin shkollor 2025/2026