Në bazë të nenit 54 paragrafit 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë ” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 248/20 dhe 302/20 dhe 235/24), Vendimit për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe lartësisë së bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2025/2026 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 140/25), Aktvendimit për shpalljen e Konkursit për ndarjen e 900 (nëntëqind) bursave për mbështetje sociale nga shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2025/2026, nr. 19--___________ të datës ___________, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
K O N K U R S
për ndarjen e 900 (nëntëqind) bursave për mbështetje sociale për nxënës nga shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2025/2026
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2025/2026 do të ndanë 900 (nëntëqind) bursa për mbështetje sociale për nxënës nga shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtë për bursë kanë kandidatët që mësojnë në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe plotësojnë kushtet:
1. Të jenë nxënës të rregullt të vitit të I të cilët gjatë arsimit fillor kanë arritur sukses të vazhdueshëm të paktën sukses shumë mirë;
2. Të jenë nxënës të rregullt nga viti i II, III dhe IV, të cilët gjatë arsimimit të mesëm kanë arritur sukses të vazhdueshëm të paktën sukses shumë mirë;
3. Të mos ketë përsërit vit gjatë arsimimit;
4. Të mos jenë shfrytëzues të bursave nga institucione ose kompani të tjera;
5. Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kriteret për ndarjen e bursave janë:
-Gjendja materiale e familjes së ngushtë të nxënësit,
-Pozita sociale e familjes së ngushtë të nxënësit,
-Suksesi i arritur dhe
-Shpërblime të fituara në garat ndërkombëtare/ shtetërore të fituara gjatë vitit shkollor të mëparshëm
Për kriterin e gjendjes materiale të nxënësve dhe familjes së tyre më të ngushtë, merren të ardhurat mujore bazuar në pagën mujore, pension, ndihmë sociale ose kompensim me bazë tepricë teknologjike për prindërit-kujdestarët e familjes së nxënësit në lidhje të pagës mesatare mujore të paguar neto për punonjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut për tre muajt e fundit të përcaktuar nga Enti Shtetëror i Statistikës.
Nëse të ardhurat mujore të familjes së ngushtë për anëtar janë më të vogla ose të barabarta me 35% të pagës mesatare të paguar mujore neto në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kandidati merr numrin maksimal prej 60 pikësh.
nëse të ardhurat mujore të familjes për anëtar janë më të mëdha se 35% dhe janë më të vogla ose të barabarta me 45% të pagës mesatare të paguar mujore neto në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kandidati merr 40 pikë,
nëse të ardhurat mujore të familjes për anëtar janë më të mëdha se 45% dhe janë më të vogla ose të barabarta me 55% të pagës mesatare të paguar mujore neto në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kandidati merr 30 pikë,
nëse të ardhurat mujore të familjes për anëtar janë më të mëdha se 55% dhe janë më të vogla ose të barabarta me 65% të pagës mesatare të paguar mujore neto në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kandidati merr 20 pikë,
nëse të ardhurat mujore të familjes për anëtar janë më të mëdha se 65% dhe janë më të vogla ose të barabarta me 75% të pagës mesatare të paguar mujore neto në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kandidati merr 10 pikë,
dhe nëse të ardhurat mujore të familjes për anëtar janë më të larta se 75% e pagës mesatare të paguar mujore neto në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kandidati nuk merren pikë.
Të ardhurat e përgjithshme mujore për anëtar të familjes llogariten si shuma e të gjitha të ardhurave mujore të çdo anëtari të familjes me të cilin nxënësi jeton, pjesëtuar me numrin e përgjithshëm të anëtarëve të familjes.
Të ardhurat mujore konsiderohen:
· Paga e fundit e paguar nga babai
· Paga e fundit e paguar nga nëna
· Paga e fundit e paguar nga anëtarët e tjerë të familjes
· Të ardhurat për kryerjen e veprimtarisë ekonomike edhe profesionale (në nivel vjetor)/ 12 (muaj) për secilin anëtarë të familjes individualisht
· Të ardhurat për kryerjen e veprimtarisë bujqësore (në nivel vjetor)/ 12 (muaj) për secilin anëtarë të familjes individualisht
· Të ardhurat nga prona dhe të drejtat pronësore (në nivel vjetor)/ 12 (muaj) për secilin anëtarë të familjes individualisht
· Të ardhura të tjera (në nivel vjetor)/ 12 (muaj) për secilin anëtarë të familjes individualisht
Nxënësit - fëmijët e prindërve vetëushqyes, fëmijët e shfrytëzuesve të ndihmës sociale dhe fëmijët e shfrytëzuesve të kompensimit në bazë të tepricës teknologjike tek të cilët të ardhurat e përgjithshme në familje janë deri në pagën minimale neto të caktuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, marrin nga 5 pikë.
Për shpërblimet e fituara në nivel shtetëror do të njihen vetëm shpërblimet e ndara nga shoqatat e akredituar të mësimdhënësve nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të cilët organizojnë gara për nxënës. Gara ndërkombëtare nënkupton garat në mes nxënësve më së paku prej dhjetë shteteve të ndryshme.
Për kriterin çmimi i fituar në gara ndërkombëtare ose shtetërore për marrjen e vendit të I (të parë), II (të dytë) ose III (të tretë) në gara ndërkombëtare ose shtetërore në lëndë gjegjësishtë profesion (fushë) të studiuar në përputhje me planin mësimor dhe programet mësimore përkatëse, çdo diplomë ose çmim i nxënësit vlerësohet me 1 pikë shtesë dhe do të vlerësohen vetëm diplomat/çmimet e fituara gjatë vitit të kaluar shkollor.
II. MËNYRA, DHE AFATI I APLIKIMIT
Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikacion elektronik dhe e bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk nga data 01.10.2025 deri më 15.10.2025.
Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë:
1. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2025/2026;
2. Dëftesat për përfundimin e viteve të kaluara të arsimit (kandidatët nga viti i parë dorëzojnë dëftesa nga klasa VI-IX); (të bashkëngjisin dëftesat origjinale)
3. Diploma për shpërblimet e fituara në garat shtetërore dhe / ose ndërkombëtare; (të bashkangjesin diplomat origjinale)
4. Vërtetime për pagën e fituar të familjarëve të punësuar për muajin shtator 2025 ose nëse nuk është paguar paga për këtë muaj të dorëzohet vërtetimi i pagës së fundit të paguar.;
për anëtarët e familjes në pension duhet të dorëzohet dokument për shumën e çekut të pensionit;
për prindërit e divorcuar të dorëzohet dëshmi për divorc dhe nëse kandidati merr alimentacion e njëjta të dëshmohet si e ardhur mujore;
për shfrytëzuesit e ndihmës sociale të dorëzohet Aktvendimi i fundit ose çeku i fundit;
ndërsa për vëllezër/motra të kandidatit të cilët janë nxënës/studentë, dorëzohet vërtetim nga shkolla, gjegjësisht fakulteti ose institucion tjetër 5.Deklaratë të nënshkruar nga prindi - kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër të publikuar në ueb faqen e Ministrisë; 6.Deklaratë të nënshkruar nga prindi - kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të sakta dhe identike me të dhënat e shënuara në Fletëparaqitjen elektronike , të publikuar në ueb faqen e Ministrisë; 7.Deklaratë të nënshkruar nga prindi - kujdestari për përpunimin e të dhënave personale të kandidatit dhe familjes së ngushtë (prind-kujdestar, vëllezër, motra) me të cilën pajtohet që Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht të sigurojë dokumentacionin e nevojshëm nga institucionet publike me të cilët kanë të lidhur marrëveshje për bashkëpunim, të publikuar në ueb faqen e Ministrisë;
8. Llogaria e transaksionit në emër të nxënësit
Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në pajtim me Rregulloren për formularin e kërkesës për akomodim në konvikt dhe formularin e kërkesës për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 189/16), do të sigurojë dokumentin:
-Certifikatë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, për realizimin e të ardhurave mujore me bazë të ndryshme për vitin e mëparshëm (të ardhura nga veprimtaria e pavarur, të ardhura për realizimin e veprimtarisë bujqësore, të ardhura nga prona dhe të drejtat e pronësisë, të ardhura nga kapitali, përfitime kapitale, përfitime nga lojërat e fatit dhe lojëra tjera shpërblyese, të ardhura tjera), për dy prindërit – kujdestarët, vëlla/motër të kandidatit
- Vërtetim se janë të papunësuar ose marrin/nuk marrin kompensim për anëtarët e papunësuar të familjes më të ngushtë nga Agjencia për Punësim në Republikës së Maqedonisë së Veriut;
- Certifikatë e të lindurve për vëlla/motër nën moshën 6 vjeçare, si dhe certifikatë e të vdekurve për prind të vdekur nga Drejtoria për Udhëheqjen me Librat Amë.
-Certifikatën e nënshtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni nuk është i kompletuar ose nëse dokumentet nuk dorëzohen përmes http://e-uslugi.mon.gov.mk.
Nëse ka më shumë kandidatë me të njëjtin numër pikësh, përparësi kanë kandidatët e regjistruar në vit më të lartë.
Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet në http://e-uslugi.mon.gov.mk në pjesën e "Të reja" më së voni deri më 01.12.2025, ndërsa të gjithë kandidatët do të marrin Aktvendime lidhur me statusin e aplikimeve të parashtruara në profilet e tyre elektronike në http://e-uslugi.mon.gov.mk.
Nxënësit që do të jenë të pakënaqur me rezultatet e konkursit kanë të drejtë ankimimi pranë Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative, procedurë lidhur me marrëdhëniet e punës dhe mbikëqyrje inspektuese në shkallën e dytë, i cili dorëzohet përmes përfaqësuesit ligjor nëse nxënësi është i mitur. Përndryshe, ankimi do të konsiderohet i parregullt.
III. LARTËSIA E BURSËS
Lartësia e bursës do të jetë 3,500,00 denarë në muaj dhe do të paguhet në kohëzgjatje për nëntë (9) muajve gjatë vitit shkollor 2025/2026.