Në bazë të nenit 54 paragrafit 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe "Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 248/20, 02/20 dhe 235/24), Vendimi për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe shumën e bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2025/2026 ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 140/25), dhe Aktvendimi për shpalljen e konkursit për ndarjen e 50 (pesëdhjetë ) bursave për nxënësit e talentuar nga arsimi i mesëm nga fusha e arteve nga shkollat publike të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2025/2026 nr. 19-________________ të datës _____________ Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall
KONKURS
për ndarjen e 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënës të talentuar të arsimit të mesëm nga lëmia e artit nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2025/2026
Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2025/2026 do të ndajë 50 (pesëdhjetë) bursa për nxënës të talentuar të arsimit të mesëm në fushën e artit nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS
Të drejtë për bursë kanë nxënësit të cilët mësojnë në shkolla të mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i plotësojnë kushtet në vazhdim:
1. Të jenë nxënës të rregullt të vitit të I, II, III dhe IV, të cilët gjatë vitit të kaluar shkollor kanë fituar çmim-diplomë individuale/grupore vendin I, II ose III në gara ndërkombëtare ose në gara shtetërore në fushën e artit;
2. Të kenë arritur suksese të shkëlqyera të vazhdueshme në arsimin e deritanishëm;
3. Të mos përsërisin vitin gjatë shkollimit;
4. Të mos jenë përfitues të bursave nga institucione apo kompani të tjera;
5. Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kriter për ndarjen e bursave kanë fituar çmim/diplomë individuale/grupore në gara ndërkombëtare ose shtetërore.
Për kriterin e fituar për çmim/diplomë në kategorinë individuale/grupore në gara ndërkombëtare ose shtetërore për nxënësit e vitit I, II, III dhe IV, për vendin e I (të parë), II (të dytë) ose III (të tretë) vendin/çmimin e fituar në garë ndërkombëtar ose shtetërore sipas lëndës gjegjësishtë profesionit (fushës) që nxënësi ka mësuar sipas planit mësimor dhe programeve mësimore përkatëse, pikët maksimale përcaktohen në këtë mënyrë:
Vendi i I (parë) i fituar/çmimi/medalja në gara ndërkombëtar vlerësohet me 14 pikë,
Vendi i II (i dytë) i fituar/ çmimi /medalja në gara ndërkombëtar vlerësohet me 12 pikë,
Vendi i III (i tetë ) i fituar/ çmimi/medalja në gara ndërkombëtar vlerësohet me 10 pikë,
Vendi i I (i parë) i fituar në garë shtetëror me 13 pikë,
Çmimi i I (i parë) i fituar në garë shtetëror me 8 pikë,
Vendi i II (i dytë) i fituar në garë shtetëror me 11 pikë,
Çmimi i II (i dytë) i fituar në garë shtetëror me 6 pikë,
Vendi i III (i tretë) i fituar në garë shtetëror me 9 pikë,
Çmimi i III (i tretë) i fituar në garë shtetëror me 4 pikë.
Çdo vend/çmim/medalje e fituar në kategori individuale të garave ndërkombëtare, vlerësohet me 2 pikë shtesë, çdo vend i fituar në kategori individuale të garave shtetërore me 2 pikë shtesë, ndërsa çdo çmim në kategori individuale të garave shtetërore me 1pikë shtesë .
Për shembull, nxënësi i cili fitoi vendin e parë në garë shtetëror, vendin e tretë në garë ndërkombëtare dhe çmimin e dytë në garë shtetërore, fiton 31,5 pikë (13 pikë për vendi e parë në garë shtetëror + 10 pikë për vendit e tretë të fituar në garë ndërkombëtar + 6 pikë për çmimit e dytë të fituar në garë shtetërore). Nxënësi në mënyrë shtesë fiton + 2,5 pikë (1 për vendin e parë të garës shtetërore , 1 për vendin/çmimin/medaljen e fituar në garë ndërkombëtare dhe 0,5 pikë për çmimin e fituar në garë shtetërore).
Çmimet-diplomat ku nuk do të përcaktohen saktësisht vendi i fituar, gjegjësisht çmimet-diplomat dhe mirënjohjet për pjesëmarrje në gara pa vend të fituar, çmimet-diploma që janë fituar para vitit të fundit shkollor nuk do të merren parasysh.
Për vendet /çmimet e fituara në nivel shtetëror do të njihen vetëm çmimet të ndara nga shoqatat e akredituara të mësimdhënësve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që organizojnë gara të nxënësve.
Me garë ndërkombëtare nënkuptohet garë e ndërsjellë ndërmjet nxënësve prej më së paku dhjetë vende të ndryshme.
II. MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE
Nxënësit që i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikacionin elektronik dhe e bashkangjesin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk nga data 01.10.2025 deri më 15.10.2025.
.
Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë në vazhdim:
1. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2025/2026;
2. Dëftesat për vitet e kaluara të arsimit të kryer (kandidatët nga viti i parë dorëzojnë dëftesa nga klasa VI-IX); (të bashkëngjiten dëftesat origjinale të skanuara)
3. Diploma për çmime/vende të fituara në garat shtetërore dhe/ose ndërkombëtare; (të bashkëngjiten çmimet/diplomat origjinale të skanuara)
4. Dëshmi e karakterit ndërkombëtar të konkursit. (i cili do të dëshmojë se çmimi/vendi i fituar është nga gara e ndërsjellë mes nxënësve të paktën nga dhjetë vende të ndryshme). 5. Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestar se kandidati nuk është shfrytëzues i burse tjetër, e publikuar në shtojcë të Konkursit ; 6. Deklaratë e nënshkruar nga prindi/kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta, e publikuar në shtojcë të Konkursit ; 7. Deklaratë për përdorimin e të dhënave personale e nënshkruar me emër dhe mbiemër të plotë nga prindi-kujdestar , e publikuar në shtojcë të Konkursit ;
8. Llogaria e transaksionit në emër të nxënësit;
Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, në përputhje me Rregulloren për formularin e kërkesës për akomodim në konviktin e nxënësve dhe formularin e kërkesës për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 189 /16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin e mëposhtëm:
-Çertifikatë për nënshtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është i pakompletuar dhe nëse nuk është dorëzuar përmes http:/e-uslugi.mon.gov.mk.
Nëse ka më shumë kandidatë me të njëjtin numër të pikave, përparësi kanë kandidatët e regjistruar në vit më të lartë dhe që kanë fituar çmime në profesionin për të cilin nxënësi mëson .
Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet në http://e-uslugi.mon.gov.mk në pjesën "Të reja " më së voni deri më 17.11.2025 ndëra të gjithë kandidatët do të marrin aktvendime lidhur me statusin e aplikacioneve të tyre të parashtruara në profilet elektronike në http://e-uslugi.mon.gov.mk.
Nxënësit që do të jenë të pakënaqur me rezultatet e konkursit kanë të drejtë ankimimi pranë Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative, procedurë lidhur me marrëdhëniet e punës dhe mbikëqyrje inspektuese në shkallën e dytë, i cili dorëzohet përmes përfaqësuesit ligjor nëse nxënësi është i mitur. Përndryshe, ankimi do të konsiderohet i parregullt.
III. LARTËSIA E BURSËS
Lartësia e bursës do të jetë 3,500,00 denarë në muaj dhe do të paguhet në periudhë prej nëntë (9) muajve për kohëzgjatjen e vitit shkollor 2025/2026.