Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / KONKURS për ndarjen e 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursave për nxënës të talentuar të shkollave të mesme (përveç nxënësve të talentuar nga arsimi i mesëm në lëmin e artit) nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2025/2026

KONKURS për ndarjen e 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursave për nxënës të talentuar të shkollave të mesme (përveç nxënësve të talentuar nga arsimi i mesëm në lëmin e artit) nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2025/2026

 

Në bazë të nenit 54 paragrafit 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 248/20, 302/20 dhe 235/24), Vendimit për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe lartësisë së bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2025/2026 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 140/25) dhe Aktvendimit për shpalljen e Konkursit për ndarjen e 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursave për nxënës të talentuar të arsimit të mesëm, përveç nxënësve të talentuar nga arsimi i mesëm në fushën e artit nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2025/2026 nr. 19-___________ të datës ___________, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

 

KONKURS

 

për ndarjen e 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursave për nxënës të talentuar të shkollave të mesme (përveç nxënësve të talentuar nga arsimi i mesëm në lëmin e artit) nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2025/2026

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2025/2026 do të ndajë 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursa për nxënës të talentuar të shkollave të mesme (përveç nxënësve të talentuar nga arsimi i mesëm në lëmin e artit) nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut

 

I.KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS

 

Të drejtën e bursës e kanë kandidatët të cilët mësojnë në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilët i plotësojnë kushtet në vazhdim:

 

1. Të jenë nxënës të rregullt nga viti i I, II, III dhe IV të cilët gjatë vitit të kaluar shkollor kanë fituar çmim-diplomë për individ/grup, për vendin e I, II ose III të fituar në garë ndërkombëtar ose në garë shtetërore sipas lëndës gjegjësisht profesionit (fushës) që kanë mësuar konform planit mësimor dhe programit mësimor përkatëse;

2. Të kenë arritur sukses të shkëlqyeshëm të vazhdueshëm gjatë arsimimit të deritanishëm;

3. Të mos kenë përsëritur vit gjatë arsimimit;

4. Të mos jenë përfitues të bursave nga institucione apo kompani të tjera;

5. Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Kriteri për ndarjen e bursave janë çmimi/diploma individual/grupor i fituar në gara ndërkombëtare apo kombëtare.

 

Për kriterin çmimi dhediploma e fituar në kategorinë individuale/grupore në garat ndërkombëtare apo shtetërore për nxënësit e viteve të I, II, III dhe IV, për vendin e I (të parë), II (të dytë) ose të III (të tretë) çmimi në gara ndërkombëtare dhe shtetërore sipas lëndës ose profesionit (fushës) që nxënësi e ka mësuar konform planit mësimor ose programit mësimor përkatës, pikët maksimale përcaktohen sipas mënyrës në vazhdim edhe atë:

 

Vendi i I (parë) i fituar/çmimi/medalja në gara ndërkombëtar vlerësohet me 14 pikë,

Vendi i II (i dytë) i fituar/ çmimi /medalja në gara ndërkombëtar vlerësohet me 12 pikë,

Vendi i III (i tetë ) i fituar/ çmimi/medalja në gara ndërkombëtar vlerësohet me 10 pikë,

 

 

Vendi i I (i parë) i fituar në garë shtetëror me 13 pikë,

Çmimi i I (i parë) i fituar në garë shtetëror me 8 pikë,

 

Vendi i II (i dytë) i fituar në garë shtetëror me 11 pikë,

Çmimi i II (i dytë) i fituar në garë shtetëror me 6 pikë,

 

Vendi i III (i tretë) i fituar në garë shtetëror me 9 pikë,

Çmimi i III (i tretë) i fituar në garë shtetëror me 4 pikë.

 

 

Çdo vend/çmim/medalje e fituar në kategori individuale në gara ndërkombëtare, vlerësohet me 2 pikë shtesë, çdo vend i fituar në kategori individuale në gara shtetërore me 2 pikë shtesë, ndërsa çdo çmim në kategori individuale në gara shtetërore me 1 pikë shtesë.

 

Çdo vend/çmim/medalje e fituar në kategori grupore/ekipore në gara ndërkombëtare, vlerësohet me 1 pikë shtesë, çdo vend i fituar në kategori individuale në gara shtetërore me 1 pikë shtesë, ndërsa çdo çmim në kategori individuale në gara shtetërore me 0,5 pikë shtesë.

 

Për shembull, nxënësi i cili ka fituar vendin e parë në garë shtetëror, vendin e tretë në garë ndërkombëtare dhe çmimin e dytë në garë shtetërore, fiton 31,5 pikë (13 pikë për vendi e parë të fituar në garë shtetëror + 10 pikë për vendit e tretë të fituar në garë ndërkombëtar + 6 pikë për çmimit e dytë të fituar në garë shtetërore). Nxënësi në mënyrë shtesë fiton + 2,5 pikë (1 për vendin e parë në gara shtetërore, 1 për/çmimin/medaljen në garë ndërkombëtare dhe 0,5 për çmimin e fituar në garë shtetërore).

 

Çmimet-diplomat ku nuk do të përcaktohet saktësisht vendi i fituar, gjegjësisht çmimet-diplomat dhe mirënjohet për pjesëmarrje në gara pa vend të fituar, çmimet-diplomat që janë fituar para vitit të fundit shkollor nuk do të merren parasysh.

 

Për çmimet e fituara në nivel shtetëror do të njihen vetëm çmimet të ndara nga shoqatat e akredituara të mësimdhënësve nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që organizojnë gara të nxënësve.

 

Me garë ndërkombëtare nënkuptohet garë e ndërsjellë ndërmjet nxënësve prej më së paku dhjetë vende të ndryshme.

 

 

II. MËNYRA DHE AFATET E PARASHTRIMIT TË DOKUMENTEVE

 

Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikacionin elektronik dhe i bashkangjesin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk prej më 01.10.2025 deri më 15.10.2025.

 

Dokumentet e nevojshme janë:

1. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2025/2026;

2. Dëftesat për përfundimin e viteve të mëparshme (kandidatët nga viti i parë dorëzojnë dëftesa nga klasa VI-IX) (të bashkëngjiten dëftesat origjinal të skanuara)

3. Diploma për çmime të fituara në gara shtetërore dhe/ose ndërkombëtare; (të bashkëngjiten çmimet/diplomat origjinale të skanuara)

4. Dëshmi e karakterit ndërkombëtar të garës (nënkupton garë të ndërsjellë ndërmjet nxënësve ndërmjet të paktën dhjetë vende të ndryshme). 5. Deklaratë të nënshkruar nga prindi/kujdestar se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër të publikuar në ueb faqen e Ministrisë; 6. Deklaratë të nënshkruar nga prindi/kujdestari se dokumentet e bashkangjitura janë të vërteta të publikuar në portalin e internetit të Ministrisë; 7. Deklaratë për përdorimin e të dhënave personale të nënshkruar me emër dhe mbiemër të plotë nga prindi-kujdestar të publikuar në ueb faqen e Ministrisë;

8. Llogaria rrjedhëse në emër të nxënësit;

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, konform Rregullores për formularin e kërkesës për akomodim në konviktet e nxënësve dhe formularin e kërkesës për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 189 /16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin në vazhdim:

 

-certifikatën e nënshtetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

Nëse ka më shumë kandidatë me të njëjtin numër pikësh, përparësi kanë kandidatët e regjistruar në vit më të lartë dhe që kanë fituar çmime në profesionin në të cilin nxënësi shkollohet.

 

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i bashkëngjitur nuk është i kompletuar ose nëse nuk është dorëzuar përmes http://e-uslugi.mon.gov.mk.

Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet në http://e-uslugi.mon.gov.mk në pjesën "Të reja " më së voni deri më 17.11.2025 ndëra të gjithë kandidatët do të marrin aktvendime lidhur me statusin e aplikacioneve të tyre të parashtruara në profilet elektronike në http://e-uslugi.mon.gov.mk.

 

Nxënësit që do të jenë të pakënaqur me rezultatet e konkursit kanë të drejtë ankimimi pranë Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative, procedurë lidhur me marrëdhëniet e punës dhe mbikëqyrje inspektuese në shkallën e dytë, i cili dorëzohet përmes përfaqësuesit ligjor nëse nxënësi është i mitur. Përndryshe, ankimi do të konsiderohet i parregullt.

 

 

III. LARTËSIA E BURSËS

Lartësia e bursës do të jetë 3,500,00 denarë në muaj dhe do të paguhet në periudhë prej nëntë (9) muajve për kohëzgjatjen e vitit shkollor 2025/2026.

 

Lajme dhe Ngjarje


7/30/2025

7/30/2025

7/30/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar