Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / KONKURS për ndarjen e 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursave për nxënësit e talentuar - sportistë nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për shkollor 2025/2026

KONKURS për ndarjen e 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursave për nxënësit e talentuar - sportistë nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për shkollor 2025/2026

 

Në bazë të nenit 54 paragrafit 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë ” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 248/20 dhe 302/20 dhe 235/24), Vendimit për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe lartësisë së bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2025/2026 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 140/25), dhe Aktvendimi për shpalljen e Konkursit për ndarjen e 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursave për nxënësit e talentuar - sportistë nga shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2025/2026 nr. 19-____________ të datës _______________, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

KONKURS

për ndarjen e 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursave për nxënësit e talentuar - sportistë nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për shkollor 2025/2026

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2025/2026 do të ndajë 150 (njëqind e pesëdhjetë) bursa për nxënësit e talentuar - sportistë nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS

Të drejtë për bursë kanë kandidatët të cilët mësojnë në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsat i plotësojnë kushtet në vazhdim:

1. Të jenë nxënës të rregullt në vitin e I, II, III dhe IV, të cilët gjatë viti shkollor të mëparshme kanë fituar shpërblim/diploma/vërtetim për vendin e I, II ose të III të fituar në garë ndërkombëtare të organizuar nga federata kombëtare ose në gara shtetërore në fushën e sportit, të organizuar nga federatat kombëtare sportive të cilët kanë Aktvendim për kryerjen e veprimtarive sportive të lëshuar nga Agjencia për Rini dhe Sport ose Ministria e Sportit.

2. Të ketë arritur të paktën sukses me mesatare shumë të mirë në arsimin e deritanishëm;

3. Të mos e kenë përsëritur vitin gjatë arsimimit;

4. Të mos jenë përfitues të bursave nga institucione apo kompani të tjera;

5. Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Kriteret për ndarjen e bursave janë suksesi i arritur gjatë shkollimit dhe shpërblimi/diploma e fituar në garat shtetërore apo ndërkombëtare.

 

Për kriterin e suksesit të arritur, pikët fitohen sipas formulës në vijim:

Nota = pikë.

 

Për kriterin e shpërblimit/diplomës/vërtetimit të fituar në garat shtetërore nga fusha e sportit, pikët përcaktohen në varësi nga lloji i shpërblimit të fituar, përkatësisht:

 

-Vendi I (i parë) i fituar në garë ndërkombëtare vlerësohet me 5 pikë, ndërsa në garë shtetërore me 4 pikë,

- Vendi II (i dyti) i fituar në garë ndërkombëtare vlerësohet me 4 pikë, ndërsa në garë shtetërore me 3 pikë,

-Vendi III (i tretë) i fituar në garë ndërkombëtare vlerësohet me 3 pikë, ndërsa në garë shtetërore me 2 pikë,

 

Ndërsa sipas llojit të garës së fituar vlerësohet me 2 pikë për shpërblim të fituar individualisht dhe 1 pikë për shpërblim të fituar në ekipë, p.sh.:

-Nëse nxënësi ka fituar vendin e parë në sport në grupë në garë shtetërore, diploma do të vlerësohet me 5 pikë (4 pikë për vendin e parë të fituar në garë shtetërore + 1 pikë të fituar për shpërblim me ekipë), ose

Nëse nxënësi fiton vendin e dytë në sport individual në garë ndërkombëtare, diploma do të vlerësohet me 6 pikë (4 pikë për vendin e dytë të fituar në garë ndërkombëtare + 2 pikë për shpërblim individual të fituar).

 

Për kriterin e fitimit të çmimit/diplomës/vërtetimit në garat shtetërore apo ndërkombëtare në fushën e sportit, duhet të plotësohen këto kushtet në vazhdim:

 

Për shpërblimet e fituara në garë shtetërore në fushën e sportit, do të njihen vetëm shpërblimet e fituara në garat e organizuara nga federatat kombëtare të sportit të cilët kanë Aktvendim për ushtrimin e veprimtarisë sportive të lëshuar nga Agjencia për Rini dhe Sport, ose Ministria e Sportit, ndërsa jo nga klubet sportive, shoqatat etj.

 

• Për shpërblim të fituar në garë ndërkombëtare nga fushat e sportit do të njihen vetëm shpërblime të fituara në gara të organizuara nga federatat kombëtare sportive, gjegjësisht garat e planifikuara sipas kalendarit të garave të mbajtura nga Federatat Kombëtare të Sporteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilat kanë Aktvendim për ushtrimin e veprimtarisë sportive të lëshuar nga Agjencia për Rini dhe Sport dhe Ministria e Sportit.

 

• Për medalje të fituar, shpërblimi grupor nga i cili nuk mund të përcaktohet se kush është përfitues i së njejtës, është e nevojshme të sigurohet Vërtetim për medalje/shpërblim e cila vërteton pjesëmarrjen dhe vendin e fituar të sportistit.

 

II. MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT

 

Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikim elektronik dhe e bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk nga data 01.10.2025 deri më datë 15.10.2025.

 

Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë:

1. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2025/2026;

2. Dëftesat për vitet e përfunduara të arsimit (kandidatët nga viti i parë dorëzojnë dëftesat nga klasa VI-IX); (të bashkëngjiten dëftesat origjinale të skanuara)

3. Shpërblime/diploma/vërtetime për vendin e I,II ose të III të fituar në garë ndërkombëtare ose në garë shtetërore në fushën e sportit, të organizuar nga federatat kombëtare e sportit të cilat kanë Aktvendim për ushtrimin e veprimtarive sportive të lëshuar nga Agjencia e Rinisë dhe Sportit ose Ministria e Sportit; (te bashkëngjisin shpërblimet/diplomat origjinale të skanuara) 4. Dëshmi/Vërtetim për karakterin ndërkombëtar të garës (Dorëzohet dëshmia ose vërtetimi nga Federata Kombëtare se gara është përcaktuar sipas kalendarit të garave të mbajtura nga Federatat Kombëtare të Sportit të Republikës së Maqedonisë së Veriut) 5. Deklaratë e nënshkruar nga prindi-kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i bursës tjetër, të publikuara në ueb-faqen e Ministisë; 6. Deklaratë e nënshkruar nga prindi- kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta, të publikuara në ueb-faqen e Ministisë; 7. Deklaratë për përdorimin e të dhënave personale të nënshkruara me emrin dhe mbiemrin e plotë të prindit-kujdestarit, të publikuar në ueb-faqen e Ministrisë;

8. Llogaria e transaksionit në emër të nxënësit;

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në mënyrë zyrtartare, në përputhje me Rregulloren për formularin e kërkesës për akomodim në konvikt për nxënës dhe formularin e kërkesës për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 189 /16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin në vijim:

- vërtetim për nënshtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

Çmimet/diplomat/vërtetimet ku nuk është përcaktuar në nëmyrë precize emri dhe vendi i fituar i përfituesit, dhe nuk janë fituar në vitin e kaluar shkollor, nuk do të merren parasysh.

 

Nëse ka më shumë kandidatë me të njëjtin numër të pikëve, përparësi kanë kandidatët e regjistruar në vit më të lartë.

 

Kandidatët nuk do të renditen nëse dokumentacioni i dorëzuar është i pakompletuar dhe nëse nuk është dorëzuar përmes http://e-uslugi.mon.gov.mk.

 

Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet në http://e-uslugi.mon.gov.mk në pjesën e "Të reja" më së voni deri më 17.11.2025, ndërsa të gjithë kandidatët do të marrin Aktvendime lidhur me statusin e aplikimeve të parashtruara në profilin e tyre elektronik http://e-uslugi.mon.gov.mk.

 

Nxënësit që do të jenë të pakënaqur me rezultatet e konkursit kanë të drejtë ankimimi pranë Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative, procedurë lidhur me marrëdhëniet e punës dhe mbikëqyrje inspektuese në shkallën e dytë, i cili dorëzohet përmes përfaqësuesit ligjor nëse nxënësi është i mitur. Përndryshe, ankimi do të konsiderohet i parregullt.

 

III. LARTËSIA E BURSËS

Lartësia e bursës do të jetë 3,500,00 denarë në muaj dhe do të paguhet në kohëzgjatje për nëntë (9) muaj gjatë vitit shkollor 2025/2026

 

Lajme dhe Ngjarje


7/30/2025

7/30/2025

7/30/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar