Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Стипендии / KO N K U R S për ndarjen e 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënës – fëmijë pa prindër nga arsimi i mesëm nga shkollat e mesme publike dhe private të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2025/2026

KO N K U R S për ndarjen e 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënës – fëmijë pa prindër nga arsimi i mesëm nga shkollat e mesme publike dhe private të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2025/2026

 

Në bazë të nenit 54 paragrafi 1 të Ligjit për Standardet e Nxënësve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/ 15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 248/20 dhe 302/20 dhe 235/24) Vendimi për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe lartësisë së bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2025/2026 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 140/25), dhe Aktvendimin për shpalljen e Konkursit për ndarjen e 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënës - fëmijë pa prindër nga arsimi i mesëm nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2025/2026 nr.19/ prej më Ministria e Arsimit dhe Shkencës, shpall

 

KO N K U R S

 

për ndarjen e 50 (pesëdhjetë) bursave për nxënës – fëmijë pa prindër nga arsimi i mesëm nga shkollat e mesme publike dhe private të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2025/2026

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2025/2026 ndanë 50 (pesëdhjetë) bursa për nxënës – fëmijë pa prindër nga arsimi i mesëm nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut

 

I. KUSHTET PËR NDARJEN E BURSËS

Të drejtë për bursë kanë kandidatët të cilët mësojnë në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa i plotësojnë kushtet në vazhdim:

1. Të jenë nxënësi të rregullt nga viti i I, të cilët gjatë arsimit fillor kanë arritur së paku sukses mirë;;

2. Të jenë nxënësi të rregullt të viteve II, III dhe IV, të cilët gjatë arsimit të mesëm kanë arritur së paku sukses mirë;

3. Të kenë vërtetim nga Qendra kompetente për kujdesje sociale, vërtetim nga shtëpia ku janë kujdesur ose dokumentacion tjetër përkatës me të cilën dëshmohet se janë fëmijë pa prindër;

4. Të mos e kenë përsëritur vitin gjatë shkollimit;

5. Të mos jenë përfitues të bursave nga institucionet apo kompani të tjera;

6. Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Kriteret për ndarjen e bursave janë suksesi i arritur.

Nëse ka më shumë kandidatë me të njëjtin numër pikësh, përparësi kanë kandidatët e regjistruar në vit më të lartë.

 

II. MËNYRA, VENDI DHE AFATET E DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikacion elektronik dhe e bashkëngjisin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk prej më 01.10.2025 deri më 15.10.2025.

 

Dokumentet e nevojshme për bashkangjitje të aplikimit janë:

1. Vërtetim se kandidati është nxënësi i rregullt në vitin shkollor 2025/2026;

2. Dëftesat për përfundimin e viteve të mëparshme (kandidatët nga viti i parë dorëzojnë dëftesa prej klasës së VI-IX); (të bashkëngjiten dëftesat origjinale)

3.Vërtetim nga Qendra Kompetente për Kujdese Sociale, vërtetim nga shtëpia ku është kujdesur fëmija ose dokumentacion tjetër përkatës e cila vërteton se është fëmijë pa prindër; 4. Deklaratë e nënshkruar nga kujdestari se kandidati nuk është përfitues i bursës tjetër, e publikuar në shtojë të Konkursit; 5. Deklaratë e nënshkruar nga kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta, publikuar në shtojcë të Konkursit; 6. Deklaratë për përdorimin e të dhënave personale të nënshkruara me emrin dhe mbiemrin e plotë të prindit-kujdestarit, të publikuar në ueb-faqen e Ministrisë;

7. Llogaria e transaksionit në emër të nxënësit;

 

 

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës në mënyrë zyrtare, në pajtim me Rregulloren për formularin e kërkesës për vendosje në konviktit për nxënës dhe formularin e kërkesës për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 189/ 16), do të sigurojë dokumentin në vijim:

- Certifikat për nënshtetësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar është i pakompletuar ose nëse dokumentet dorëzohen/dërgohen në formë të letrës.

 

 

Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet në http://e-uslugi.mon.gov.mk në pjesën e "Të reja" më së voni deri më 17.11.2025, ndërsa të gjithë kandidatët do të marrin Aktvendime lidhur me statusin e aplikimeve të parashtruara në profilet e tyre elektronike në http://e-uslugi.mon.gov.mk.

 

Nxënësit që do të jenë të pakënaqur me rezultatet e konkursit kanë të drejtë ankimimi pranë Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative, procedurë lidhur me marrëdhëniet e punës dhe mbikëqyrje inspektuese në shkallën e dytë, i cili dorëzohet përmes përfaqësuesit ligjor nëse nxënësi është i mitur. Përndryshe, ankimi do të konsiderohet i parregullt.

 

 

III. LARTËSIA E BURSËS

Lartësia e bursës do të jetë 3,500,00 denarë në muaj dhe do të paguhet në kohëzgjatje për nëntë (9) muajve gjatë vitit shkollor 2025/2026.

 

Стипендии


7/30/2025

7/30/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar