Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Konkursi / KONKURS për ndarjen e 180 (njëqind e tetëdhjetë) bursave për nxënës me nevoja të veçanta nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2025/2026

KONKURS për ndarjen e 180 (njëqind e tetëdhjetë) bursave për nxënës me nevoja të veçanta nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2025/2026

 

Në bazë të nenit 54 paragrafit 1 të Ligjit për Standardin e Nxënësve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë ” nr. 52/05, 117/08, 17/11, 135/11, 15/13, 41/14, 146/15, 30/16, 64/18, 20/19 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 248/20 dhe 302/20 dhe 235/24), Vendimit për përcaktimin e numrit të bursistëve dhe lartësisë së bursave për nxënësit e regjistruar në shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2025/2026 (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 140/25), Aktvendimit për shpalljen e Konkursit për ndarjen e 180 (njëqind e tetëdhjetë) bursave për nxënësit me nevoja të veçanta nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2025/2026, nr. 19-___________ të datës ___________, Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpall

 

 

KONKURS

 

për ndarjen e 180 (njëqind e tetëdhjetë) bursave për nxënës me nevoja të veçanta nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2025/2026

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2025/2026 do të ndajë 180 (njëqind e tetëdhjetë) bursa për nxënësit me nevoja të veçanta nga shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut

 

 

I. KUSHTET PËR NDARJE TË BURSËS

Të drejtën e bursës e kanë nxënësit të cilët mësojnë në shkollat e mesme publike dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa i plotësojnë kushtet në vijim:

1.Të jenë nxënës të rregullt nga viti i I, II, III dhe IV në arsimin e mesëm;

2. Të kenë konstatim dhe mendim për llojin dhe shkallën e vashtirësisë në zhvillimin fizik ose mendor dhe nevojat specifike të lëshuar nga institucioni kompetent, konform Rregullores për vlerësimin e llojit dhe shkallës së vështirësisë të personave në zhvillim mendor ose fizik

3.Të mos kenë përsëritur vitin gjatë arsimimit; 4. Të mos jenë shfrytëzues të bursës ga institucione ose kompani të tjera;

5. Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë.

 

Kriter për ndarjen e bursave është që nxënësi të jetë nxënës i rregulltë në arsimin e mesëm. Nëse ka më shumë kandidatë, nxënësit do të renditen sipas suksesit të tyre.

 

II. MËNYRA,VENDI DHE AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

 

Nxënësit të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit plotësojnë aplikacion elektronik dhe e bashkangjesin dokumentacionin përkatës në http://e-uslugi.mon.gov.mk prej më 01.10.2025 deri më 15.10.2025.

 

Dokumentet e nevojshme për dorëzim janë :

1. Vërtetim se është nxënës i rregullt në vitin shkollor 2025/2026;

2. Dëftesa për përfundimin e viteve të kaluara (kandidatët nga viti i parë -I -dorëzojnë dëftesa nga klasa VI-IX); (të bashkëngjiten dëftesat origjinale)

3.Konstatim dhe mendim për llojin dhe shkallën e vështirësisë së zhvillimit fizik ose psikik dhe nevojat specifike të lëshuar nga institucioni kompetent, ndërsa konform Rregullores për vlerësimin e llojit dhe shkallës së vëhtirësisë të personave në zhvillimin mendor dhe fizik; 4. Deklaratë të nënshkruar nga prindi – kujdestari se kandidati nuk është shfrytëzues i ndonjë burse tjetër të publikuar në ueb faqen e Ministrisë; 5. Deklaratë të nënshkruar nga prindi-kujdestari se dokumentet e dorëzuara janë të vërteta, të publikuar në ueb faqen e Ministrisë; 6. Deklaratë për përdorimin e të dhënave personale e nënshkruar me emrin dhe mbiemrin e plotë të prindit-kujdestarit, të publikuar në shtojcë të Konkursit;

7. Llogaria rrjedhëse në emër të nxënësit;

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës zyrtarisht, konform Rregullores për formularin e kërkesës për akomodim në konviktin për nxënës dhe formularin e aplikimit për ndarjen e bursës, me dokumentacionin e nevojshëm ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 189/16 dhe 41/17), do të sigurojë dokumentin si vijon:

 

- Certifikatën e nënshtetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Ministria e Punëve të Brendshme.

 

 

Kandidatët nuk do të rangohen nëse dokumentacioni i dorëzuar nuk është i kompletuar dhe nëse nuk është dorëzua përmes http://e-uslugi.mon.gov.mk.

 

Lista e kandidatëve të përzgjedhur do të publikohet në http://e-uslugi.mon.gov.mk në pjesën e "Të reja" më së voni deri më 17.11.2025, ndërsa të gjithë kandidatët do të marrin Aktvendime lidhur me statusin e aplikimeve të parashtruara në profilet e tyre elektronike në http://e-uslugi.mon.gov.mk.

 

 

Për nxënësit e mitur ankesa duhet të dorëzohet përmes përfaqësuesit të tyre ligjor, përndryshe do të konsiderohet si e paregulltë.

 

 

III. LARTËSIA E BURSËS

Lartësia e bursës do të jetë 3,500,00 denarë në muaj dhe do të paguhet në kohëzgjatje për nëntë (9) muajve gjatë vitit shkollor 2025/2026

 
Back to top
Close Offcanvas Sidebar