Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Maqedonisë së Veriut

  / Lajme dhe Ngjarje / Procesi i zhvillimit të karrierës së mësimdhënësve vazhdon, ndërsa bashkëpunëtorët profesional mund të aplikojnë për mentorë

Procesi i zhvillimit të karrierës së mësimdhënësve vazhdon, ndërsa bashkëpunëtorët profesional mund të aplikojnë për mentorë

 

Procesi i zhvillimit të karrierës së mësimdhënësve vazhdon, ndërsa bashkëpunëtorët profesional mund të aplikojnë për mentorë

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli dy thirrje publike për zhvillimin në karrierë të mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional në shkollat fillore dhe të mesme. Për herë të parë, mësimdhënësit-mentorë në shkollat fillore mund të avancohen në mësimdhënës- këshilltarë, ndërsa mësimdhënësve të shkollave të mesme u shtrohet mundësia për të fituar titullin mësimdhënës-mentor. Zhvillim në karrierë për herë të parë do të kenë edhe bashkëpunëtorët profesionalë në shkollat fillore dhe të mesme. Vazhdon procesi i avancimit të mësimdhënësve në arsimin fillore në mësimdhënës-mentor.

 

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska thotë se zhvillimi i karrierës nuk është i rëndësishëm vetëm për mësimdhënësit, por se ndikon drejtpërdrejt edhe në cilësinë e procesit edukativo-arsimor.

 

"Po zhbllokojmë procesin e zhvillimit të karrierës. Duam që mësimdhënësit të investojnë në arsim cilësor për të rinjtë, prandaj, si Qeveri dhe Ministri, hapim mundësi që ata të përparojnë përmes vlerësimit të punës, përvojës dhe rezultateve. Mësimdhënësit e rinj kanë nevojë për mbështetje nga kolegë mentorë më me përvojë, dhe për ne, si politikëbërës, kontributi i mësimdhënësve-këshilltarë është i rëndësishëm", sqaroi Janevska dhe u bëri thirrje mësimdhënësve që të përfshihen në procesin e zhvillimit të karrierës.

 

Në të dy thirrjet publike, të publikuara në ueb-faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, është shënuar numri i mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesional të cilët mund të fitojnë tituj, sipas komunave dhe shkollave. Kërkesat për avancimin në tituj, mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesionalë mund t`i dorëzojnë më së voni deri më 23.9.2025.

https://mon.gov.mk/al/content/?id=10286

https://mon.gov.mk/al/content/?id=10285

 

Lajme dhe Ngjarje


7/30/2025

7/30/2025

7/30/2025
Back to top
Close Offcanvas Sidebar